PDA

View Full Version : Konsulent udhetimesh



ALBTOURS D VAS TOUR OPERATORE
11.02.2017, 13:12
ALBTOURS D - VAS TOUR OPERATORE, nje nga kompanite lider ne tregun e turizmit ne Shqiperi,Kosove dhe Maqedoni, njofton se në departamentin e Rezervimeve,eshte krijuar nje vend i lire pune.

Kerkesat për vendin e punës:

Kritere te vecanta:
- Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet e larta në fakultetin e Ekonomisë ose nje nga deget e shkencave ekzakte.
- Kualifikimet pasuniversitare perbejne avantazh.
- Të jetë njohës shumë i mirë i gjuhës i angleze. Njohja e gjuheve te tjera perben avantazh.
- Te kete eksperience pune mbi 2 vjet

Aftesi nderpersonale:
• Kandidati duhet te kete aftesi te shkelqyera komunikimi dhe ndertoje marredhenie nderpersonale.
• Te jete orientuar drejt klientit
• Aftesi te mira ne zgjidhjen e problemeve dhe aftesi organizative.
• Menaxhim i mire i stresit dhe orientim ndaj detajeve.
• Njohje te mire te industrise se turizmit dhe sherbimit ndaj klientit.
• Dedikim ndaj respektimit te afateve dhe aftesi per te punuar ne skuader.
• Aftesi te mira shkrimi dhe njohuri kompjuterike.
• I orientuar ndaj shitjeve dhe me njohuri gjuhesh te huaja

Detyrat e pergjithshme jane:
• Te ofroje per klientin informacion ne lidhje me destinacionin e deshiruar, sherbimet qe ofron kompania per ate destinacion, akomodimin, fluturimin, rregullat e udhetimit, dokumentetet qe nevojiten si dhe cmimet perkatese.
• Te kuptoje sa me mire kerkesat e klientit dhe te keshilloje mbi variantet me te pershtatshme per klientin.
• Te pergatise, planifikoje te gjitha kostot e itinerarit te klientit.
• Te beje rezervimet perkatese sipas kerkeses se klientit dhe te krijoje gjithe dokumentacionin e nevojshem pas konfirmimit te rezervimit.
• Te konfirmoje rezervimet dhe te informoje klientet mbi bagazhet, siguracionet , vizen apo dokumentacion e kushte te vecanta qe aplikohen per ate destinacion.
• Te mbledhe pagesat dhe te regjistroje cdo transaksion.
• Te ndihmoje ne rast ndryshim kushtesh ne udhetim, sipas kerkeses.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV dhe letër interesi në adresën: info@vas.al.

Shperblimi do te bazohet ne eksperiencen dhe edukimin e secilit.

CV do te trajtohen ne konfidencialitet te plote dhe vetem personat e perzgjedhur do te ftohen per interviste.
Per informacione te metejshme vizitoni faqet tona: www.albtoursd.com (http://www.albtoursd.com) , www.vas.al (http://www.vas.al)

albtours d: Rr.Ibrahim Rrugova, Nd.28, H8.
Perballe Sky Tower.
Tirane