PDA

View Full Version : Tirane, ofroj Shën Valentini në Paris. 7 ditë €349



Sole Travel & Tours
08.01.2016, 15:46
Dita e Parë, 11 Shkurt 2016: Nisja në orën 04:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Do të bëhet një kalim pa ndalesa nga Bar, Budva dhe Tivati, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobuz në territorin Kroat. Ndalesë e shkurtër në Dubrovnik për 2 orë, ku do të vizitohet Raguza e dikurshme me kalanë dhe monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhetimit për në Zadar. Mbërritja në Zadar. Sistemimi në Hotel.

Dita e Dytë, 12 Shkurt 2016: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Ljubjanë. Ndalesë e shkurtër në Ljubjanë për rreth 2 orë, ku vizitohet Kryeqyteti Slloven me monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Mbërritja në Salzburg. Vizitë e shkurtër në Salzburg. Nisja për në Mynih. Mbërritja në Mynih. Sistemimi në Hotel.

Dita e Tretë, 13 Shkurt 2016: Mëngjesi në Hotel. Gjatë paradites, Vizitë panoramike në pikat turistike më të bukura të Mynihut, si: Muzeu i Arteve të Pinakotheken, Hofbrauhaus-i i famshëm, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, Marienplatz, Viktualien Market. Pallati Nymphenburg, Sheshet Olimpike, ku gjenden Muzeumi i BMW, Kulla Olimpike 290 metra e lartë etj. Nisja në oren 12:00 nga Mynih me autobus për në Paris. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbërritja në Paris. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt, 14 Shkurt 2016 : Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike e Parisit. Vizitohen: Harku i Triumfit, Shëtitje në Avenynë e famshme të Champs Elysées, Place de la Conocorde, Assamble Nationale, Pallati Invalideve, Varri Napoleonit, Kopshti Tyilerive, Muzeu i Luvrit.

Dita e Pestë, 15 Shkurt 2016: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në: Panteoni, Kopshtet e Luxemburgut, Katedralja Notre Dame, Sheshi Bastille, Opera, Tour Eiffel, Kisha St.Germain De Pres.

Dita e Gjashtë, 16 Shkurt 2016: Mëngjesi në Hotel. Nisja nga Parisi në mëngjes herët për në qytetin e Gjenevës, në Zvicër. Mbërritje në Genevë gjatë drekës, ku do të qëndrojmë për rreth 2 orë për të bërë një vizitë të shkurtër në qytet dhe për të drekuar.

Gjatë pasdites nisje për në Milano ku do të vizitohen Pallazo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala. Pas vizitës, akomodim dhe sistemimi në hotel në Milano.

Dita e Shtatë, 17 Shkurt 2016: Mëngjesi në Hotel. Nisja nga Milano për në Shqipëri. Fillimisht do të kalojmë nga Sllovenia dhe nëpërmjet pikës kufitare të Jelsane do futemi në Kroaci ku do të kalojmë nga Rijeka dhe pjesa bregdetare e Bregdetit Dalmat. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për t’u qetësuar. Mbërritje në Tiranë.

Me Shume Detaje: Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe 349 Euro
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi me autobus Tiranë - Zadar - Mynih - Paris - Milano - Tiranë.
2. Akomodim në hotel: 3 netë në Paris, 1 natë në Zadar, 1 natë në Mynih dhe 1 natë në Milano.
3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shëtitjet me autobus sipas programit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Lundrimi me Anije.
4. Udhëtimi dhe Hyrja në Disneyland. (Minimumi 15 persona për grup)