PDA

View Full Version : Tirane, Certifikimi Ndërkombetar Kanadez i Gjuhës Angleze CAEL Vetëm në IRISOFT



Irisoft
31.03.2016, 09:18
Në korrik 2015 Qendra Didaktike Irisoft merr eksluzivitetin për të operuar në Shqipëri dhe Ballkan për provimin dhe certifikimin ndërkombetar të gjuhës angleze akademike "CAEL". Provimi për certifikimin "CAEL" i përket shtetit të Kanadasë, i cili përveçse në Kanada njihet edhe në SH.B.A dhe në vendet Aziatike. Provimit për marrjen e këtij certifikimi i neshtrohen vetëm njohësit e avancuar të gjuhës angleze. Ky certifikim i vlen individëve që dëshirojnë të studiojnë dhe punojnë në Kanada, SH.B.A dhe Azi.
"CAEL"
• Ofron një alternativë unike për teste të tjera standarde të gjuhës angleze, për shkak të performancës së bërthamës së testit, integron një sërë aktivitetesh gjuhësore.
• Testuesit lexojnë artikuj, dëgjojnë ligjërata, ju përgjigjen pyetjeve, dhe shkruajnë një ese të shkurtër (e gjithë kjo në një subjekt të vetëm).
• Përmbajtja e vlerësimit është projektuar nga normat e pranimit në universitet.
• Vlerësimet janë modele sistematike që përdoren në komunitetet akademike.

Avantazhet e Provimit:

- Certifikimi i gjuhën angleze CAEL i ofron lehtësira maksimale dhe suport individëve që synojnë të studiojnë dhe të punësohen në shtetin Kanadez.

- Mekanizmi i testimit të CAEL është maksimalisht i saktë dhe korrekt.

- Procedurat e testimit CAEL nuk lënë hapësira për abuzime dhe manipulime të rezultatit të testit.