PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Drejtor i Aseteve ne Qendren Tregtare Toptani



GENER2 sh.p.k
22.10.2015, 12:56
GENER 2 SH.P.K
SHPALLJE POZICION VAKANT
CILËSI, INTEGRITET, STANDARD

 PERSHKRIM I SHKURTER I KOMPANISË
“Gener2” e ka pozicionuar veten si një kompani prestigjoze në tregun shqiptar në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit. Aktualisht kompania po ndjek dhe zbaton mjaft projekte të rëndësishme në shkallë vendi, ku ne ndërthurim dijen, aftësinë, përvojën dhe përkushtimin tonë për të përfunduar çdo projekt me sukses.

 TITULLI I POZICIONIT TË PUNËS
Titull: Drejtor i Aseteve ne Qendren Tregtare Toptani

 DETYRAT KRYESORE
• Ndjek pergatitjen e kerkesave dhe specifikimeve teknike per prokurimin e materialeve dhe sherbimeve te nevojshme;
• Merr pjese ne negocimin e kontratave te furnizimit dhe sherbimit, dhe pas miratimit, ndjek zbatimin e detyrimeve perkatese;
• Miraton Planet per Kontrollet, Sherbimet dhe Mirembajtjen per sistemet ne funksionim;
• Komunikon me te interesuarit dhe klientet ne lidhje me problematiken qe mbulon Njesia dhe planifikon masat per riparim dhe permiresim;
• Ndjek ecurine e zbatimit te kontratave te ndryshme per furnizim dhe sherbime nga pale te treta brenda aktivitetit te Njesise;
• Bashkepunon me furnitoret e burimeve primare (energji elektrike, uje) per lidhjen e kontratave dhe zbatimin e detyrimeve te ndersjellta;
• Ndjek ecurine dhe zhvillimet ne tregun e materialeve dhe sherbimeve te njejta dhe/ose te peraferta me ato qe perfshihen ne aktivitetin e Njesise.

 KRITERET KRYESORE

• Te kete aftesi te shkelqyera komunikimi me shkrim dhe verbale;
• Te kete mbi 5 vjet experience pune ne fushe te tille;
• Te kete aftesi shume te mira te punes ne grup;
• Te kete aftesi shume te mira planifikuese dhe organizuese;

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.

Afati i fundit i aplikimit është data 07 Nentor 2015, ora 17:00.

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Gener-2 merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.