PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Elektrik



ABA Fifth
16.10.2015, 14:25
SHPALLJE POZICION VAKANT


CILËSI, INTEGRITET, STANDARD



· PERSHKRIM I SHKURTER I KOMPANISË
“Gener2” e ka pozicionuar veten si një kompani prestigjoze në tregun shqiptar në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit. Aktualisht kompania po ndjek dhe zbaton mjaft projekte të rëndësishme në shkallë vendi, ku ne ndërthurim dijen, aftësinë, përvojën dhe përkushtimin tonë për të përfunduar çdo projekt me sukses.
· TITULLI I POZICIONIT TË PUNËS
Inxhinier Elektrik

· PERSHKRIMI I POZICIONIT
Inxhinieri elektrik administron dhe zbaton procedurat e mirembajtjes dhe te kontrollit ne sistemet elektrike dhe BMS te instaluara ne objektet e kompanise.
· DETYRAT KRYESORE
· Pergatit dhe administron procedurat e mirembajtjes dhe kontrollit ne sistemin elektrik dhe pjeses BMS;
· Pergatit procedurat per zbatimin e masave te sigurise ne pune te personelit teknik elektrik;
· Drejton stafin teknik elektrike si dhe eshte pergjegjes per trajnimin e ketj stafi me qellim per te rritur eficensen, cilesine dhe sigurine ne pune te sistemeve;
· Administron ecurine ne pune te sistemit elektrik (kabinat, pikat e lidhjes, dhe pjesen perkatese te fiderave me rrjetin e furnitorit, Gjeneratoret dhe UPS e objektit;
· Administron programet per mirembajtjen e sistemit elektrik, gjeneratoreve, paneleve te shperndarjes;
· Kryen procedurat e kolaudimit dhe marrjes ne dorezim te impianteve elektrik dhe BMS nga kontraktoret perkates;
· Vlereson periodikisht gjendjen ne magazine te materialeve/pjeseve te nderrimit;
· Mban kontaktet dhe koordinon punen me strukturat perkatese si: OSHEE, IQT, kontraktore dhe furnitoret e ndryshem etj;
· Kryen procedurat per riparimin e defekteve dhe modifikimeve te sistemeve nen pergjegjesi referuar projekteve dhe udhezimeve perkatese;
· Merr pjese ne bisedimet me kontraktoret dhe ndjek zbatimin e detyrimeve perkatese te ketyre kontratave;
· KRITERET KRYESORE

Kualifikimi
Domosdoshmeri
Preferohet
Edukimi
Të ketë përfunduar fakultetin e inxhinierise elektrike
Të ketë specializime/certifikata të ndryshme në fushat e e inxhinierise elektrike
Gjuhe te huaja
Anglisht (njohuri mesatare)

Njohuri kompjuterike
Paketa Microsoft Office
Autocad, Pragrame te tjera te projektimit inxhinierik
Eksperienca e kerkuar
Mbi 3 vjet pune
Eksperience pune ne pozicione te ngjashme
Njohuri te tjera
Patente e klasit B



Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al (careers@gener2.al) ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.
Afati i fundit i aplikimit është data 07 Nentor 2015, ora 17:00.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Gener-2 merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.