PDA

View Full Version : Fier, ankand dyqan Kati 1, 54 m² (Lagj. Konferenca e Pezes)



BANKA E BASHKUAR E SHQIPERISE
15.10.2015, 13:02
Zona/Rruga: Lagj. Konferenca e Pezes

SUPER OKAZION:

Shitet njesi e pershtatshme per te zhvilluar aktivitet biznesi (dyqan) me siperfaqe 54.3 m2, me nr pasurie te rregjistruar 5/44-N4, Vol. 15, faqe 196, Zona Kadastrale 8532 lokalizuar ne Lagj. Konferenca e Pezes, Fier.

VENDODHJA:

Prona ndodhen në një zonë të preferuar banimi dhe shërbimi të qytetit të Fierit, të kufizuar nga Rr. Jakov Xoxa, Rr. Mujo Ulqinaku dhe Rr. Dervish Hekali. Prona ndodhet rreth 800 m në veri të qëndrës së Fierit.

AKSESI:

Nga ana konstruktive ndërtesa në të cilen ndodhen pronat është realizuar me themele të vazhduar, strukturë mbajtëse realizuar me mure masiv mbahtës tullë e plotë, soletë ndërkate, mure perimetrale dhe ndarëse tulle me bira, mbuluar me soletë të hidroizoluar. Nga jashtë ndërtesa është e suvatuar dhe e bojatisur. Fasadat e njësisë jështë realizuar me vetratë. Hyrja në njësi realizohet në anën jugore të saj, menjëherë nga rruga Jakov Xoxa.

INSPEKTIMI I BRENDSHEM:

Tualetet janë të veshura me pllaka majolike dhe kompletuar me hidrosanitare si lavaman, v/c, etj. Hyrja realizohet me anë të vetratës.
Instalimet e ujit të përdorshëm janë të lidhura me rrjetin e zonës. Instalimet e shkarkimit të ujrave të zeza e të bardha janë të brëndshme dhe derdhen në pusetën kryesore të pallatit e më pas në kolektorin e zonës. Instalimet elektrike janë brënda murit.

INFRASTRUKTURA

Nga një inspektim sipërfaqësor duket se prona është e pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme. Furnizimi me energji elektrike është i mundur të realizohet nga rrjeti qëndror i zonës. Furnizmimi me ujë të pishëm realizohet nga rrjeti i zonës.Kanalizimet e ujrave të zeza e të bardha janë të brëndshmedhe derdhen në pusetën kryesore të pallatit e më pas në kolektorin e zonës.Instalimet elektrike dhe kanalizimet janë në kushte të mira.

Per cdo informacion te metejshem, jeni te lutur te na kontaktoni apo te na shkruani sikurse listuar me poshte:

Tel. : +355 34 224691/224747