PDA

View Full Version : Tirane, Jurist



Union Bank
15.10.2015, 09:01
Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 29 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.


Sot Union Bank ka rreth 330 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen ne pune qe kemi dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.


Menaxhimi ka identifikuar nevojen per Jurist ne Njesine Ligjore, ne Drejtorine e Pergjithshme ne Tirane, ndaj ftohen aplikime nga kandidate te pershtatshem per kete pozicion kerkues.



Jurist


Pergjegjesite kryesore te punes perfshijne:


Te pergatise rastet qe shqyrtohen ne Gjykaten e shkalles te pare dhe te marre pjese ne seance gjyqesore me qellim marrjen e urdherave te ekzekutimit per kredite ne procedure ligjore; te administroje dokumentacionin ligjor qe i perket dosjeve te klienteve pasi kalojne ne ndjekje ligjore ne zbatim te procedures se brendshme te Bankes “Ndjekja Ligjore e Kredive”.
Te ndjekje pergatitjen e dokumentacionit te duhur dhe dergimin ne zyrat e permbarimit, etj, duke marre te gjitha masat e nevojshme me qellim uljen e numrit te kredive ne ndjekje ligjore.
Te pergatise Opinione Ligjore qe kerkohen nga deget, duke siguruar qe i gjithe dokumentacioni ligjor i kredimarresve (perfshi edhe dokumentat e pronesise) perputhet me ligjet shqiptare dhe rregullat ne fuqi.
Te ndjeke procedurat me kryerjen e aplikimeve per rregjistrimin e kolateraleve, per dok.pronesie, kartela/harte treguese, per rregjistrimin e akteve te kalimit te pronesise prane ZVRPP-te si dhe aplikimin per rregjistrim te ndryshimeve perkatese ne QKR- se.
Te pergatise dhe dergoje raporte mujore tek drejtuesit mbi situaten e te gjitha rasteve gjyqesore dhe Zyrave Ekzekutive, perfshire pritshmerite per muajin pasardhes.
T’i propozoje Shefit te Njesise Juridike ndryshime, permiresime ne procedura, me qellim permiresimin e eficiences se proceseve gjyqesore.
Te ofroje keshillim ligjor mbi ligjet mbi shoqerite tregtare, legjislacionin fiskal, ligjet dhe rregulloret e Bankes se Shqiperise, etj. Te informoje mbi ndryshimet e ligjeve dhe rregulloreve qe hyjne ne fuqi, qe parashikojne detyrime per banken, me qellim lehtesimin e kuptimit te tyre nga gjithe stafi i brendshem i bankes. Te sinjalizoje per cdo politike, rregullore apo procedure te brendshme qe bie ndesh me udhezimet e detyrueshnme ligjore
Te hartoje, rishikoje dhe perditesoje, kur eshte e nevojshme, kontratat standarte te perdorura nga Banka pa u kufizuar ne, kontrata kredie, hipoteke, sherbimi, rikonstruksioni, marketimi apo te tjera lloj qe mund te kerkohen nga departamente te ndryshme. Te jape keshillim ligjor mbi menyren si zgjidhet situata kur kontraktori nuk zbaton kontraten.
Te kryeje cdo detyre tjeter qe i ngarkohet nga Shefi i Njesise Juridike/Drejtori i Divizionit te Kredise.

Kualifikimet/Eksperienca e kerkuar:


Diplome universitare ne juridik.
Eksperience te meparshme 3 vjecare ne fusha te ngjashme apo institucione financiare te ngjashme;
Njohuri mbi legjislacionin vendas;


Aftesi te tjera:


Aftesi te mira komunikimi me shkrim dhe ne hartimin e dokumentave te ndryshem.
Gatishmeri per te levizur ne qytete te tjera, sipas kerkeses.
Njohuri te mjaftueshme te gjuhes Angleze.
Perdorim shume te mire te programeve te paketes Office, Excel, Word etj.

Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 26 Tetor 2015:


Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
CV
Kopje te Diplomes dhe listes se notave


ne njeren nga adresat e meposhtme:


Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
E-mail: hr@unionbank.al (hr@unionbank.al)
Fax: +355 4 2272 880



Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.


Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.


Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.


Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al (hr@unionbank.al).