PDA

View Full Version : Shqiperi, ofroj vend pune Trajnues



Amaro Drom
14.10.2015, 09:08
Unioni për Zhvillimin dhe Integrimin e Minoritetit Rom në Shqipëri "Amaro-Drom”, në kuadër të projektit “Platforma kundër varfërisë së fëmijëve dhe përjashtimit social në komunitetet Rome” financuar nga Radiohjalpen dhe We Effect, i cili zbatohet në zonat: Moravë-Berat, Korçë, Shkodër, Baltëz-Fier kërkon të punësojë për organizimin e 16 sesioneve trajnimi një trajnues që përmbush kërkesat e vendosura.

Detyrat:

- Trajnuesi duhet të angazhohet për organizimin e 16 sesioneve trajnuese gjithsej (4 sesione per cdo komunitet);
- Trajnuesi duhet të pregatisë 4 module trajnimi ne lidhje me rëndësinë e edukimit parashkollor dhe prindërimit si dhe të gjitha materialet e nevojshme për zhvillimin e këtij aktiviteti;
- Aktivitete interaktive brenda programit;
- Format vlerësimi për njohuritë e marra nga pjesëmarrësit;
- Raportimin përkatës (Shqip dhe Anglisht).


Kualifikimet:

1. Arsim i lartë (shkenca sociale)
2. Eksperience pune si trajnues mbi 5 vjet
3. Njohës i çështjes Rome
4. Aftësi shumë të mira komunikuese dhe aftësi për të përshtatur gjuhën e komunikimin me target-grupin që do trajnohet.

Trajnuesi do të mbajë marrëdhënie me Koordinatorin e Projektit për ndërtimin e axhendës dhe organizimin e sesioneve trajnuese.

Lloji i kontratës: Kontratë shërbimi
Pozicioni: Trajnues
Zonat: Shkodër, Korçë, Moravë-Berat, Baltëz-Fier
Periudha: 16 ditë pune të shpërndara përgjatë periudhës Tetor 2015 - Dhjetor 2016 (për ditët e punës do të vendoset bashkarisht).

Ftohen te gjithë të interesuarit të dergojnë CV-të e tyre dhe nje leter interesi në këtë adrese e-maili amarodrom@abissnet.al brenda datës 21 Tetor 2015, ora 16:00. Ky njoftim mund të shpërndahet dhe tek persona të tjerë të interesuar.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nëpërmjet telefonit.