PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Software Developer



Bilanc Sh.p.k
12.10.2015, 14:04
Bilanc Sh.p.k ( ish TPKSolutions ), është një kompani shqiptare e themeluar në vitin 2004 në Tiranë, Shqipëri. Tashmë Bilanc Sh.p.k, është e pranishme në mbi 1100 biznese dhe institucione me programet e saj kompjuterike. Këta klientë janë të shperndarë në të gjithë Shqiperinë dhe në Kosovë. Produktet tona janë të pozicionuara mjaft qartë dhe më vendosmeri si programet më cilesore në treg. Kompania kërkon të punësojë një person në pozicionin e mëposhtëm:


Software Developer


Përshkrimi i punës:


Personi i kerkuar do te angazhohet ne projektet aktuale dhe te reja te Bilanc Shpk te cilat mbeshteten kryesisht ne teknologjite e meposhtme:
· Java / J2EE ( JSF/JSP, Apache Tomcat/JBoss etj)
· Relational Databases (MSSQL,MySQL etj)
· JasperReports


Kualifikime dhe Kërkesa:


· Diplomë Universitare në Informatike, Informatike-Ekonomike (ose dege te ngjashme).
· Perben avantazh eksperienca e punes.
· Preferohet eksperience ne "Object Oriented Programming"
· Njohje e mire e gjuhes se programimit Java (certifikatat nga Sun / Oracle perbejne avantazh)

Aftësi:

· Aftësi në vendim-marrje
· Të jetë plotësisht përgjegjës, i organizuar dhe i pavarur
· Të ketë aftësi analitike
· Te jete i afte te punoje ne grup

Kompania ofron:

· Trajnim mbi teknologjite qe do te perdoren
· Pagesë të kënaqshme
· Vlerësim në bazë të performancës
· Pavarësi në punën e përditshme

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre , me subjekt
"Aplikim per pozicionin Software Developer", në adresën elektronike: hr@bilanc.com.

Aplikimi duhet të përmbajë:
· CV-në e kandidatit
· Letër Referencë (opsionale)
· Projekte ku ka marre pjese (opsionale)

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.



Tel. : 042246561

Cel. : 0694054366