PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Asistent IT/Suport Teknik



Bilanc Sh.p.k
12.10.2015, 13:32
Bilanc Sh.p.k ( ish TPKSolutions ), është një kompani shqiptare e themeluar në vitin 2004 në Tiranë, Shqipëri. Tashmë Bilanc Sh.p.k, është e pranishme në mbi 1100 biznese dhe institucione me programet e saj kompjuterike. Këta klientë janë të shperndarë në të gjithë Shqiperinë dhe në Kosovë. Produktet tona janë të pozicionuara mjaft qartë dhe më vendosmeri si programet më cilesore në treg.
Kompania kërkon të punësojë një person në pozicionin e mëposhtëm:


Pozicioni: Suport Teknik

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Personi i kërkuar do të angazhohet në procesin e suportit teknik ndaj klienteve të rinj dhe atyre ekzistues, bazuar në njohuritë e mëposhtëme:

• Njohuri të përgjithshme për sistemet e operimit : Windows 7, Windows 8,Windows Server 2003 dhe 2008.
• Njohuri të përgjithshme për rrjetin LAN/Wireless midis kompjuterave
• Njohuri rreth Microsoft SQL për instalim dhe konfigurim fillestar

Kualifikime dhe Kërkesa:

• Diplomë Universitare në Inxhinieri Informatike ose Inxhinieri Elektronike
• Preferohet përvojë pune 1 vjeçare
• Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze

Kompania ofron:

• Trajnim të plotë
• Vlerësim në bazë të performancës
• Pavarësi në punën e përditshme

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre , me subjekt
"Aplikim për pozicionin Suport Teknik", në adresën elektronike: hr@bilanc.com (hr@bilanc.com),
brenda datës 20 Tetor 2015

Aplikimi duhet të përmbajë:
• CV-në e kandidatit

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.

Tel. : 042246561

Cel. : 0694054366