PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher Marketingu



A Bi Esse
10.10.2015, 11:42
Menaxher Marketingu


A Bi Esse eshte nje kompani lider qe operon suksesshem ne Shqiperi dhe Kosove ne fushen e pajisjeve e materialeve elektrike te nje cilesie te larte. Aktualisht kompania kerkon te punesoje nje Menaxher Marketingu.

ROLI
Roli i ketij pozicioni do te jete rritja e te ardhurave te kompanise nepermjet strategjive se shitjes dhe marketingut ne perputhje me kerkesat e klienteve.

Detyrat kryesore:
• Analizon dhe hulumton cmimet, kerkesen dhe konkurrencen
• Krijon dhe prezanton idete dhe strategjite e ndryshme
• Organizon aktivitetet promocionale
• Perdor dhe analizon te dhenat e biznesit dhe te tregut per te permiresuar performancen e produkteve dhe perfitueshmerine
• Perpilon informacion statistikor dhe financiar
• Ideon, zhvillon dhe implementon plane marketingu se bashku me pale te treta
• Identifikon dhe analizon tregun dhe monitoron strategjite e marketingut duke vendosur objektiva dhe pikesynime per rritjen e kompanise ne volum dhe shtrirje gjeografike
• Menaxhon dhe promovon zhvillimin e produkteve te reja ne bashkepunim me departamentet e tjere te kompanise
• Vendos dhe zhvillon marredheniet midis kompanise dhe klienteve
• Identifikon dhe zhvillon masa konkrete per realizimin dhe tejkalimin e objektivave
• Bashkepunon me departamentin e shitjeve ne pregatitjen e propozimeve per kliente egzistues dhe te rinj.

Kerkesat:
• Diplome universitare ne Ekonomiks/ Biznes/ Marketing
• Pervoje pune minimumi 3 - 4vjecare ne fushen e marketingut dhe te shitjeve
• Zoterim i mire i Anglishtes
• Aftesi te mira ne programet kompjuterike (PowerPoint, Excel, Word)
• Kandidati duhet te jete nje person energjik, me aftesi shume te mira komunikuese dhe pune ne grup, te kete fleksibilitet dhe te jete krijues
• Aftesi te rendesishme per kete pozicion jane edhe ato numerike dhe kompjuterike, si dhe njohja e tregut dhe menyres sesi funksionon

Te interesuarit mund te dergojne nje aplikim (CV dhe Leter Motivimi) ne adresen info@abiesse.al brenda dates 25/10/2015

Tel. : 04 2407 290/1

Cel. : 069 40 65 800