PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Shitese



DIMENSION
08.01.2016, 10:30
NE JEMI DIMENSION. Me një eksperiencë 10 vjeçare të stafit tone ne menaxhimin e BNj, ne zhvillojme dhe konsolidojme standarte të burimeve njerëzore në tregun e punes .
Jeni individë në kërkim të ngritjes të karrierës suaj, apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj. Na kontaktoni për të bërë zgjidhjen e duhur!
Në emër të një Dyani të suksesshëm në Tiranë, ne po kërkojmë kandidatë në pozicionin:


SHITËSE

FUNKSIONI BAZË DHË QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Pasqyron imazhin dhe kulturen e kompanise në marrëdhëniet me klientët. Realizon targetin individual të planifikuar të shitjeve.Siguron mirëmbajtien e aseteve në dyqan. Është proaktiv në punën në ekip dhe promovon frymë bashkëpunimi me koleget në arritjen e rezultateve të parashikuara në grup. Përqasje pozitive në suport të kolegeve të reja në ambientin e punës duke bërë të mundur integrimin optimal të tyre në kompani.

DETYRAT DHE PËRGJEGJESITË:

• Mirëmban rregullin dhe pastërtinë në dyqan duke marrë pjesë në pastrimin ditor dhe të përgjithshëm (larje, marje pluhurash, etj.);
• Nxjerr artikujt në fillim të ditës nga kasaforta dhe i vendos nëpër vende sipas reparteve të përcaktuara për secilin;
• Realizimi i Targetit individual të shitjeve në përputhje me planin e caktuar;
• Ofrimi i shërbimit profesional për klientet duke pasqyruar imazhin e dyqanit;
• Prezanton artikujt te klientët duke i këshilluar në blerjet potenciale me qëllim rritjen e shtijeve në dyqan;
• Mirëmban artikujt në dyqan më anë të pastrimit dhe përkujdesjes;
• Këshillon klientin rreth përdorimit dhe mirëmbajtjes së artikujve të veҫantë;
• Për ҫdo ulje cmimi merr aprovimin nga Menaxheri i dyqanit;
• Mban përgjegjësi për xhiron ditore, pra dorezimet e sakta të lekëve brënda ditës;
• Mban përgjegjësi për inventarin e artikujve në dyqan;
• Sigurimi i artikujve me anë të vendosjes në kasafortë në mbyllje të ditës;
• Raporton problemet tek Menaxheri i dyqanit;
• Zbaton me përpikmëri të gjitha urdhërat, udhëzimet, instruksionet e dhëna nga Menaxheri i Dyqanit;
• Zbaton orarin e punës;
• Detyra të tjera që i caktohen;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:

Edukimi: Me profilin e shkollës së mesme;

Eksperiencë pune: Preferohen kandidatë me 3 vjet përvojë profesionale në shitje;

Aftësi:
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe mirësjellje me klientët;
• Të ketë një paraqitje të rregullt;
• Të jetë e aftë të ndjekë instruksionet;
• Të jetë e aftë të kuptojë dhe interpretojë qartë kërkesat e klientëve;
• Të jetë e aftë të punojë dhe bashkëpunojmë mirë në grup;
• Të jetë e aftë e përpiktë në orare;
• Preferohen kandidatet midis moshës 30 - 40 vjec;
• Fleksibël me kohën e punës;
• Aftësi të mira organizuese dhe përcaktimi prioritetesh;
• Njohuri të gjuhës angleze ose taliane;
• Njohuri të mira të programevë të paketës Office dhe te programeve specifike;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre, (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 15 Janar 2016

JU MIREPRESIM!


DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ ǀPallati Delta shk.1,kati i 4ǀ Tirane ǀ Albania
Office: +35542255506ǀ www.dimensionhr.al

Cel. : 0674647484