PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Punonjes ne pritje te klienteve



Infosoft Group
08.10.2015, 15:25
IT Gjergji Kompjuter shpk, kerkon te punesoje:












Punonjese ne pritje te klienteve ne servis

Detyra dhe Pergjegjesi:


- Pret klientët që paraqiten pranë servisit për shërbim dhe i sqaron ata
- Regjistron produktet në programin përkatës (pasqyron mirë kërkesën apo shqetësimin e klientit në dokumentin e pranimit dhe pranë përgjegjësit të servisit)
- Kujdeset per pergatitjen e dokumentave perkates te proceseve sipas procedurave te punes.
- Etiketon produktet e pranuara dhe i shoqëron me urdhërin e shërbimit përkatës.
- Heq produktet e pranuara nga banaku dhe i dergon në sektorin përkatës.
- Bashkëpunon me magazinat përkatëse për aktivizimet e numrave serialë.
- Ndjek procesin deri në plotësim/korrigjim dhe aktivizim automatik të tyre
- Reklamon pjesët difektoze pranë sektorit të Suportit të Shërbimeve


Kerkesa per kandidatet:


- Diplome universitare – e preferueshme
- Njohuri e mire e produkteve IT - e preferueshme
- Eksperience e meparshme pune ne poste analoge
- Aftesi shume te mira komunikuese
- Disponibilitet për të punuar jashtë orarit
- Shkathtesi dhe saktesi
Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e_mail: jobs@gjergji-kompjuter.com (jobs@gjergji-kompjuter.com)
Afati i fundit i aplikimeve eshte data 20.10.2015




Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale" dhe akteve nenligjore per zbatim.