PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Trajnues/e



ep & partners consultancy sh.p.k
15.10.2015, 10:53
eppc kërkon një Trajnues/e.

Qëllimi kryesor i punës:

Kandidati ideal për trajnimet do të merret me planifikimin, organizimin dhe realizimin e kurseve trajnuese me fokus kryesor në zhvillimin e aftësive komunikuese, shitëse e negociuese.

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Përgatitja e materialeve të trajnimit në varësi të temave/kurseve trajnuese;
2. Përkthimi dhe/ose adoptimi i materialeve në gjuhën italiane;
3. Organizimi i sallës së përcaktuar për trajnim;
4. Lektimi dhe prezantimi i materialit të trajnimit;
5. Vlerësim dhe dhënie feedback-u për pjesmarrësit.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare (e preferuar në Shkencat Sociale; Komunikim-Gazetari; Marketing);
• Përvojë si trajnues/e jo më pak se 2 vjecare (Eksperienca si trajnues/e në Call Center përbën avantazh);
• Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhën Italiane (domosdoshmëri);
• Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze;
• E preferueshme që të ketë studiuar/jetuar në Itali;
• Përdorimi i MS Office;
• Të jetë person korrekt, i besueshëm dhe i organizuar.

Të dhënat:

Pozicioni: Trajnues/e;
Vendndodhja: Zona e Liqenit, Tiranë;
Orari: Në varësi të projekteve;
Raporton: Administratori;
Udhëtime pune: Po, por të rralla;
Pagesa: Shumë e mirë;
Aplikimet mbyllen: 17 Tetor 2015.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.