PDA

View Full Version : “Administrimi Financiar dhe Kontabël i Kompanisë” 7-8-9 Tetor 2015



Dhoma e Tregtise Tirane - Qendra e Trajnimeve
06.10.2015, 15:01
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizon trajnimin “Administrimi Financiar dhe Kontabël i Kompanisë” në datat: 7-8-9 Tetor 2015, ora: 16:30 – 19:30


Administrimi efektiv financiar dhe kontabël i kompanisë është në thelbin e një sipërmarrje, institucioni apo organizate moderne dhe efikase si një element dominues në suksesin e një biznesi. Me ndërmarrjet që ballafaqohen në mënyrë të vazhdueshme me një ambient të ndryshueshëm afarist, është e një rëndësie të veçantë të sigurohet që nga ana e vendim-marrësve te zbatohet një administrim efektiv që ndihmon sipërmarrjen, institucionin apo organizatën që t'i përshtatet lehtësisht ndryshimeve në treg.
Globalizimi dhe teknologjia e informacionit kanë vënë biznesin përballë sfidave të shumta të mbijetesës e të konkurueshmërisë, ku kërkohet një qasje ndryshe e sipërmarrjes dhe administrimit financiar dhe kontabël. Ky trajnim i vjen në ndihmë bizneseve dhe organizatave duke trajtuar politikat fiskale të BE-së gjatë krizës globale, rolin e kontabilitetit dhe sistemeve të informacionit kontabël në menaxhimin e suksesshëm të njësive ekonomike, Unionin bankar – impaktet pozitive etj.
Administrimi financiar dhe kontabël është një mënyrë me anë të së cilës njerëzit në një kompani mendojnë, vlerësojnë dhe krijojnë të ardhmen e saj. Të mendosh në mënyrë kritike nënkupton shumëmë tepër se t’i përgjigjesh problemeve dhe mundësive afatgjata apo afatshkurtra; ajo ka të bëjë me krijimin e së ardhmes së kompanisë sipas standardeve evropiane, duke qënë proaktiv dhe duke shtuar vlerën për sipërmarrjen nëpërmjet realizimit të të ardhurave të larta.


Lektor për këtë Trajnim do të jetë Prof. Asoc. Dr. Arben Malaj

Prof. Asoc. Dr. Arben Malaj, është profesor i Shkencave Ekonomike në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Tiranës . Ai është kryetari dhe themeluesi i Institutit për Politikat Publike dhe Qeverisjes së Mirë. Në vitin 1986, zoti Malaj është diplomuar në Universitetin e Tiranës për Financë. Në vitin 1997, ka kryer studimet për doktoratë në Financa në Universitetin e Tiranës . Ai ka realizuar një hulumtim të gjerë në Universitetin e Harvardit , John F. Kennedy School of Government Center për Biznes dhe Qeverisje (Shtator, 2005- Qershor, 2006). Në vitin 2002 , u zgjodh anëtar i Senatit në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në Universitetin e Tiranës , një përgjegjësi që zgjati deri në vitin 2007.

Gjatë përvojës së tij si ekonomist për tre dekada, zoti Malaj ka mbajtur poste të rëndësishme në Asamblenë Kombëtare dhe Sistemin Ekzekutiv të Shqipërisë: Ministër i Financave (2003-2005), Ministër i Ekonomisë (2002-2003), Guvernator i Shqipërisë në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Prof. Asoc. Dr. Mirela Ujkani, është Ligjëruese me kohë të plotë në Departamentin e Kontabilitetit pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 1999, znj. Ujkani është diplomuar në Universitetin e Tiranës për Financë. Në vitin 2008 nga autoriteti i mësipërm mori titullin “Auditues i Autorizuar në Shqipëri” dhe në vitin 2003 fitoi kualifikimin “Auditues i Regjistruar”. Në vitin 2013 , zonja Ujkani finalizoi studimet doktorale në fushën e Kontabilitetit në Universitetin e Tiranës.





Për të marrë formularin e aplikimit, si dhe për informacione të tjera rreth trajnimit apo modaliteteve të pagesës, ju lutem kontaktoni në numrat e mëposhtëm:
Ms. Ornela Sulçe
Trainings Coordinator
Tirana Chamber of Commerce and Industry
Department of Projects and Trainings
Kavaja Street, No. 6 Tirana/Albania
Tel: 045 800 934
Mob: +355 695542443
e-mail: ornela_sulce@cci.al
website: www.cci.al (http://www.cci.al)