PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Ekonomiste/Financiere



Mersi Kambellari
25.09.2015, 09:51
Shoqeria K-G 2001 shpk me eksperience shumevjecare ne tregun shqipetar, kryesisht ne fushen e 'Servisit per automjete te tonazheve te ndryshme' dhe 'Hoteleri -Turizmit' kerkon per nevoja te zgjerimit te aktivitetit te saj kandidate te pershtatshme per pozicionin:

Ekonomiste/Financiere (F)

Pergjegjesite kryesore:
• Perpilimin e faturave te ndryshme dhe kontabilizimin e blerjeve/shitjeve ne dy ose me shume standarte.
• Perditesimin e vazhdueshem te kartelave te furnitoreve/klienteve per transaksionet perkatese.
• Raportimin e sakte dhe periodik te levizjeve me arke dhe banke te menaxheria pergjithshme.
• Inventarizimin e sakte dhe periodik te gjendjes fizike te mallrave, ne perdorim dhe ne magazine, ne dy ose me shume standarte.
• Deklarimet perkatese ne institucionet shteterore si: Tatime (libra shitje/blerje,TVSH,TF,kontribute SH+SH,TAP,TB, etj); QKR; Zyra pune etj.
• Te tjera

Pergjegjesi te tjera:
• Kryerja e detyrave te asistentes administrative si:
Perdorimin e te gjitha pajisjeve te zyres per printime, fotokopje, Fax; Mirembajtja e listes telefonike dhe mbajta e kontakteve te stafit, si dhe bashkepunimi me ta ne organizimin e kerkesave te tyre per mbarevajtjen e punes;
Koordinimi i takimeve, intervistave, eventeve dhe aktiviteteve te tjera;
Pritja e telefonatave dhe transferimi i thirrjeve tek personat perkates.
• Perfaqesimin e shoqerise prane institucioneve shteterore, me autorizimin e administratorit, per ndryshime te te dhenave ose mosrakordime ne deklarime.
• Te hartoje dokumentacionin mbeshtetes te ofertave ne APP.
• Te tjera

Kualifikimet / Kerkesat:
• Diplome Universitare leshuar nga Fakulteti Ekonomise UT.
• Master nga fakulteti i mesiperm ne Finance/Kontabilitet.
• Njohje te programeve Alpha Platinium, Financa 5 dhe Bilanc.
• Eksperience te meparshme jo me pak se 3 vite ne te njejtin pozicion.
• Aftesi shume te mira komunikimi me goje dhe me shkrim.
• Aftesi shume te mira organizative dhe te menaxhimit te kohes.
• Aftesi bashkepunuese dhe te punes ne grup.
• Nje nivel shume te mire te gjuhes shqipe, angleze dhe gjermane (te folur dhe te shkruar).
• Saktesi dhe vemendje ne detaje.

Specifika te punes:
Paga Neto: 30,000 Lek/Muaj.
Vendndoshja: Tirane, Vore, Fushe-Preze, Ngjitur me Kontrollin Fizik te Automjeteve.

Te interesuarat te dergojne email ne adresen: mersi.kambellari@outlook.com

Vetem kandidatet e perzgjedhura do te njoftohen per interviste!

Cel. : 0684150350