PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Business manager/Logjistike



VIBTIS AL
23.09.2015, 09:03
Pershendetje,



Me poshte po ju dergoj te dhenat per pozicionin vacant qe kemi :

Business manager/Logjistike

Përshkrimi i punës :
Ky pozicion konsiston në sigurimin e ofertave më të mira ekonomike dhe shoqërimin e produkteve dhe materialeve gjatë gjithë proçesit të punës.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Është përgjegjës për ndërtimin e strategjisë, në bashkëpunim me Departamentin Teknik dhe Departamentin e Shitjeve, për blerjen e materialeve të nevojshme për mbarëvajtjen e projekteve.
• Krijon dhe ruan kontakte dhe kontrata me kompanitë e transportit kombëtar dhe ndërkombëtar të mallrave.
• Kontrollon dhe menaxhon transportin, magazinimin dhe shpërndarjen e materialeve.
• Kryen të gjitha procedurat ligjore në lidhje me materialet e importuara.
• Kontrollon dhe menaxhon të gjitha blerjet dhe kërkesat për blerje të materialeve dhe shërbimeve të Kompanisë.
• Është përgjegjës për mirëmbajtjen e të gjithë objekteve dhe mjeteve të Kompanisë.
• Kujdeset për mirëmbajtjen e mjeteve të transportit (duke u kujdesur edhe për shpenzimin e karburantit) dhe veglave të punës në përdorim nga Kompania.
• Bën analizat përkatëse për furnitorët ekzistues dhe furnitorët potencialë.
• Delegon detyra dhe përgjegjësi te vartësi i drejtpërdrejtë, Furnitori/shoferi
• Bën raportime ditore tek eprori i drejtpërdrejtë.
• Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga eprori i drejtpërdrejtë.


Kualifikimi i kërkuar :
- Diplomë Universitare (Preferohet në fushën e Ekonomisë).
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
- Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office.
- Aftësi shumë të mira organizative, koordinuese dhe menaxhuese.
- Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
- Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
- Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.
- Duhet të ketë patentë makine.
- Personi duhet të jetë i gatshëm të udhëtojë.




Personat e interesuar te dergojne Cv-ne e tyre ne adresen e email-it f.hoxha@albstar.al

Afati i fundit deri me daten 04.10.2015 !