PDA

View Full Version : Shqiperi, ofroj vend pune Designer



SPAR
21.09.2015, 12:28
NJOFTIM PUNE
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Almark sh.p.k. është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “Carrefour”.



Pozicioni: Designer
Departmenti: Marketing
Vendodhja: Tirana East Gate, (TEG)
Përmbledhja e Pozicionit: Ndihmon Menaxherin e Marketingut për përgatitjen dhe zbatimin e praktikave dhe strategjive me qëllim që të arrihen objektivat e komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm.

Detyra dhe Përgjegjësi:
- Përgatit materiale promocionale të kompanisë nga aspekti vizual;
- Përgatit publikimet e brendshme dhe të jashtme nga pikëpamja grafike duke siguruar implementimin e saktë të rregullave të markës;
- Kujdeset për mbarëvajtjen e hapave të implementimit të katalogut komercial të kompanisë;
- Krijon imazhe grafike me qëllime promocionale dhe të brendshme;
- Kujdeset për publikimet në mediat sociale dhe në internet, duke i siguruar vizibilitet kompanisë në përgjithësi dhe promocioneve në veçanti;
- Fotografon dhe arkivon imazhet e kompanisë dhe produkteve të katalogut;
- Ndihmon në organizimin e evenimenteve publike dhe të brendshme të kompanisë;
- Disenjon postera, flyers, formularë etj, materiale të printuara për komunikim të jashtëm apo të brendshëm;
- Ndjek mbarëvajtjen e projekteve të ndryshme të departamentit të marketingut, etj.

Kërkesat:
a. Edukimi: preferohet të zotërojë diplomë universitare.
b. Eksperiencat e punës:
- 1 deri në 2 vjet eksperiencë pune në këtë profil.
c. Kualifikime të tjera:
- Të njohë programet kryesore të paketës Adobe (Indesign, Illustrator, Photoshop);
- Të ketë njohuri bazë mbi fotografimin e produkteve, etj.
d. Aftesi të tjera:
- Të zotërojë aftësi të mira komunikuese;
- Dëshirë për bashkëpunim dhe ndërveprim;
- Të jetë person kreativ, etj.
Kushtet e punës: Ofrohet pagë konkuruese.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@almark.al (hr@almark.al) duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Almark, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

Afati i dorëzimit: 27/09/2015


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.