PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist i Lartë i Sektorit të Prokurimit dhe Administratë



Plus Communication
25.09.2015, 16:13
Qëllimi:
Specialisti i Larte i Prokurimit është përgjegjës për të identifikuar furnitorët më të favorshëm, negociuar dhe përmirësuar kushtet dhe termat më të mira të bashkëpunimit sipas procedurës së prokurimit në PLUS.

Përgjegjësitë kryesore:

 Përgatit dokumentacionin e tenderit (RFI/RFP/RFO) sipas procedurës së PLUS;
 Krijon dhe vendos marrëdhënie bashkëpunimi me furnitorët sipas termave dhe kushteve të kontatës;
 Negocion për të arritur dhe përmirësuar kushtet dhe termat për furnizimin e materialeve, produkteve dhe shërbimeve në PLUS;
 Analizon dhe përgatit vlerësimin e dokumentacionit të tenderit për përzgjedhjen e furnitorëve;
 Të zgjidhë mospërputhjet në fatura si dhe kushtet dhe termat e tjerë të procesit të prokurimit
 Të mundësojë dorëzimin në kohë të materialeve/produkteve sipas kushteve dhe termave të negociuara.

Arsimi
 Të ketë diplomë universitare
 Kualifikime në fushën e prokurimeve do të përbëjnë avantazh

Eksperienca
 2-3 vjet eksperiencë në fushën e prokurimit në industinë e telefonisë celulare ose sektorë të tjerë të industrisë së telekomunikacionit;

Aftësi të tjera

 Të organizojë dhe kryejë disa detyra njëkohësisht;
 Të jetë interaktiv dhe bashkëpunues me sektorët e tjerë;
 Të jetë analitik dhe i saktë
 Të jetë i komunikueshëm
 Të ketë njohuri të MS Office
 Të njohë mirë gjuhën angleze

Aplikoni për të qenë pjesë e skuadrës PLUS. Ju mund të dërgoni aplikimin tuaj online në http://www.plus.al/rreth-nesh-karriera-aplikoni, ose mund të dërgoni një cv të përditësuar dhe një letër interesi në adresën e e-mail-it hr@plus.al.
Ju lutemi vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.

PLUS Communication garanton të gjithë aplikantët që informacioni i dërguar do të trajtohet në mënyrë konfidenciale.

Data e fundit për aplikime është 28 Shtator 2015