PDA

View Full Version : Tirane, Senior Auditor



Union Bank
21.09.2015, 20:16
Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 29 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.
Sot Union Bank ka rreth 320 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen ne pune qe kemi dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.

Menaxhimi ka identifikuar nevojen per Senior Auditor, ne Departamentin e Auditimit te Brendshem, ne Drejtorine e Pergjithshme ne Tirane, ndaj ftohen aplikime nga kandidate te pershtatshem per kete pozicion kerkues.

Senior Auditor ne Departamentin e Auditimit te Brendshem

Qellimi i pergjithshem i punes: Senior Auditori, nen drejtimin e Drejtorit te Departamentit, duhet te kryeje auditime te aktiviteteve te departamenteve ne Drejtorine e Pergjithshme, si edhe degeve/agjensive te bankes, ne baze te planit dhe standarteve te auditimit, me qellim te leshimit te nje opinioni te pavarur dhe vleresim te mjaftueshmerise, eficenses dhe efektivitetit te sistemeve te kontrollit te brendshem dhe menaxhimit te riskut.

Pergjegjesite kryesore perfshijne:
Te mbledhe informacionin/dokumentacionin e nevojshem per pergatitjen e auditimit dhe te pergatise programin e auditimit se bashku me skedulin e tij.
Te analizoje dokumentacionin, te kuptoje dhe dokumentoje proceset. Te identifikoje, vleresoje dhe dokumentoje risqet dhe kontrollet brenda ketyre proceseve.
Te zhvilloje takime me stafin e audituar. Te diskutoje mbi saktesine e gjetjeve te auditimit. Te prezantoje qarte dhe ne menyre profesionale ceshtjet gjate takimit dhe ne perfundim te periudhes se auditimit.
Te hartoje draft raporte (i vetem ose ne bashkepunim me skuadren e auditimit). Te jape sugjerime se si mund te zgjidhen ceshtjet e identifikuara.
Te perfundoje raportet e auditimit ne kohe, sipas planit te auditimit.
Te jete familiar dhe te perditesohet vazhdimisht me rregulloret e brendshme dhe te jashtme.
Te jete i afte te punoje ne grup dhe te drejtoje nje proces auditimi, nese kerkohet.
Te trajnoje dhe mbeshtese auditoret e rinj.

Kualifikimet/Eksperienca e kerkuar:
Diplome universitare ne ekonomi.
Eksperience te meparshme 4 vjecare ne auditim. Eksperienca ne auditimin e departamenteve te head office eshte avantazh.
Njohje te legjislacionit bankar si dhe te produkteve/sherbimeve bankare.

Aftesi te tjera:
Aftesi te mira komunikimi.
Aftesi analitike dhe te shkrimit te raporteve.
Gatishmeri per te levizur ne qytete te tjera, sipas kerkeses.
Njohuri te mira te gjuhes Angleze.
Perdorim shume te mire te programeve te paketes Office, Excel, Word etj.

Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 30 Shtator 2015:
- Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
- CV
ne njeren nga adresat e meposhtme:

Fax: +355 4 2272 880

E-mail: hr@unionbank.al

Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane

Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al.