PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Web Developer Back End



ep & partners consultancy sh.p.k
13.10.2015, 10:43
eppc kërkon një Web Developer Back End, për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më të mëdha ndërkombëtare në ofrimin e shërbimeve konsulente në industrinë e kujdesit shëndetësor.

NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM:

Kandidati ideal duhet të kenë maturuar një eksperiencë të mjaftueshme të paktën 3/5 vjet në programim faqesh dhe në menaxhim software-sh back end, si dhe të ketë përvojë pune në grafik web dhe zhvillim aplikacionesh mobile.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare në Shkencat Kompjuterike; (e preferueshme që të ketë studiuar jashtë);
• Të zotërojë shumë mirë gjuhët Italiane dhe Angleze;
• Të njohë dhe zotërojë shkëlqyeshëm PHP, HTML, Javascript, CSS, Xml, Java;
• Të zotëroj mirë fpdf, jquery, TinyMce;
• Njohje e shkëlqyer e DATABASE Mysql/MSSQL, Mongodb, Store Procedure;
• Njohje e mirë e modeleve kryesore të projektimit;
• Njohje e Web Server Apache dhe IIS;
• Sistemet operative Linux, Windows server 2008;
• Të jetë person me aftësi të mira bashkëpunuese dhe problem-zgjidhëse.

Të dhënat:

Pozicioni: Web Developer Back End;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 40 orë në javë;
Udhëtime pune: Jo shpesh;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 19.10.2015.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mailit: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.