PDA

View Full Version : Tirane, shes apartament 2+1 Kati 5, 89 m² 1 Euro



Rezidenca Magnet
08.09.2015, 12:16
Zona/Rruga : Rr.Frosina Plaku

Ky apartament 2+1 është i mirëorganizuar në një sipërfaqe racionale me orientim nga perëndimi.

Hyrja e apartamentit të fton në zonën e ditës pasi përshkon një hapësirë të shkurtër korridori. Ajo karakterizohet nga një sipërfaqe e gjerë ndriçuese, nga ku realizohet edhe aksesi në lozhë.

Termoizolimi ndihmon në ruajten e një temperature optimale në ambientin e njësisë, ashtu sikurse edhe forma kompakte dhe ekspozimi jo i tepruar ndaj ambientit të jashtëm. Dhoma martesore komunikon drejtpërdrejt vetëm me korridorin shpërndarës, duke mundësuar privatësisë e nevojshme. Ajo ka tualet për përdorim personal.

Dhoma e fëmijëve, me një hapësirë të bollshme, ndodhet pranë me dhomën martesore. Tualeti kryesor ndodhet pranë hyrjes së apartamentit dhe është në shërbim të dy zonave, të ditës dhe të natës.

Materialet dhe teknikat e përdorura janë me cilësi gjermane! Aksesi dhe parkimi nëntokësor shmangin praninë e mjeteve automobilistike në zonën përreth dhe nuk lejojnë ndotjen akustike dhe të ajrit në ambjentin tuaj.

Ka shumë arsye pse duhet të ndiheni të sigurt në investimin tuaj në këtë njësi! Mos nguroni, na kontaktoni!

http://www.eridanus.magnet.al/sites/default/files/pdfdownload/Eridanus_154.pdf

Cel. : 0692404155

Cel. : 0692404115