PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Agjent real Estate



Century 21 MB Properties
07.09.2015, 13:47
Agjent real Estate CENTURY 21 MB Properties (m/f)

Agjencia imobiliare CENTURY 21 MB Properties ,pjese e rrjetit me te fuqishem nderkombetar dhe kombetar ne fushen e pasurive te patundshme, kerkon te punesoje agjent/e per qytetin e Tiranes.

Si pjesë e familjes globale CENTURY 21, agjensitë e CENTURY 21 Albania brenda territorit të Shqipërisë janë lider në ndërmjetësimin e pronave të patundshme rezidenciale dhe komerciale. Në mbështetje të rritjes së vazhdueshme të biznesit tonë, ne kerkojmë agjent real estate (m/f) të motivuar për të mësuar dhe per t’iu dedikuar kësaj karriere.
Puna e përditshme dhe rezultatet pozitive, shërbejnë për të kontribuar në misionin e përbashkët – të ofrojmë shërbime cilësore për klientët tanë.
Agjenti eshte ndërmjetësuesi kryesor për të afruar klientët me inventarin e pronave per kete arsye duhet të poseidoj aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi. Gjithashtu për këtë profesion kërkohen tipa të pavarur, që kanë kontroll të lartë të stresit dhe të menaxhimit të kohës, energjikë dhe kontribues të punës në grup. Preferohen kandidatë me njohuri mbi programet e MS Office dhe të gjuhës angleze. Me trajnimet dhe eksperiencën që ju do fitoni pranë nesh, ne marrim përsipër ndërtimin e karrierës suaj të suksesshme në Real Estate. Një karrierë me standarte amerikane e shtrirje globale ku do të njiheni me shpërblime të larta monetare, prestigj dhe respekt.

Vendi i punës, Tiranë.

Nëse jeni të interesuar, dërgoni CV në adresën tonë të e-mail: info@c21mbproperties.al
__________________
CENTURY 21 MB Properties

Adresa: Rruga Ibrahim Rrugova, Pallatet Shallvare (perballe Taiwan, prane Union Bank)

info@c21mbproperties.al
+355 69 4004 123