PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher Dyqani



SPAR
02.09.2015, 11:31
Almark Sh.p.k. drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit Carrefour. Carrefour-i i parë në Shqipëri u hap në Nëntor të vitit 2011 në qendrën tregtare TEG. Lideri në treg që ende dhe sot është Hypermarketi më i madh në të gjithë Shqipërinë me 7000 m2 hapësirë shitje kërkon:

Menaxher Dyqani (Tiranë)

Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit:
· Të sigurojë nëpërmjet menaxhimit të kostove direkte përfitueshmëri pozitive të dyqanit;
· Përgjegjës për mirëmbajtjen e dyqanit, cash-it, blerjet, shërbimin ndaj klientit, etj.

Përgjegjësitë kryesore:
· Menaxhimi i punës në grup me qëllim që të sigurohet efiçencë dhe efikasitet i lartë i shërbimit në dyqan;
· Përgjegjës për kujdesin ndaj klientëve, identifikimin dhe zgjidhjen e menjëhershme të problemeve, sipas politikës së kompanisë;
· Menaxhim i nivelit të stokut dhe marrja e vendimeve të rëndësishme për kontrollin e stokut;
· Të menaxhojë nëpërmjet sistemit FIFO vendosjen e produkteve në rafte;
· Të mbajë nën kontroll kostot direkte të dyqanit;
· Të supervizojë procesin e porositjes;
· Të jetë pjesëmarrës në diskutime me klientët dhe të mbikqyrë shërbimin e klientit;
· Prezantimi në kohë dhe në kushte sa më optimale të aktiviteteve promocionale;
· Përgjegjës për cash-in dhe transaksioni i tij në bankë;
· Të motivojë, mbështesë dhe trajnojë stafin e dyqanit;
· Të organizojë grafikun e kohës së punës dhe turnet për personelin, sipas nevojave të dyqanit;
· Të sigurojë që stafi është i pajisur me uniformën përkatëse të miratuar;
· Të garantojë sigurinë teknike të mallrave dhe të njerëzve;
· Të jetë bashkëpunues dhe komunikues me të gjithë departamentet për zgjidhjen e problemeve të ndryshme teknike dhe menaxheriale;
· Të mirëpresë shqetësimet, sugjerimet dhe ankesat e klientëve dhe t’i përcjellë në varësi të problemit tek departamentet përkatës;
· Të sigurojë kushte sa më të mira shitjeje për produktet në sallën e shitjes dhe magazinë, etj. ;
· Kontrollon respektimin dhe aplikimin e standarteve të përcaktuara të higjienës në dyqan.
Edukimi:
Diplomë universitare (preferohet me profilin ekonomik).
Eksperienca e punës:
3-5 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme.
Kualifikime të tjera:
· Të zotërojë aftësi të mira kompjuterike të paketës Microsoft Office;
· Njohuri të mira të gjuhës angleze;
· Të ketë marrë pjesë në trajnime në lidhje me menaxhimin, shitjen, etj.
Aftësi personale dhe organizative:
· Aftësi për te punuar në skuadër;
· Aftësi për të drejtuar, marrë vendime dhe planifikuar;
· Aftësi për të komunikuar me partnerë dhe klientë;
· Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në çdo situatë.
Kushtet e punës:
Ofrohet pagë konkuruese.
Vlerësimi i performancës:
Nga Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Menaxheri i Rajonal për Supermarketet bazuar në performancën e punës dhe arritjen e objektivave.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi deri në datën 07-09-2015 në adresën e e-mailit hr@almark.al (hr@almark.al) duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën:
Almark, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.


Ju njoftojmë se të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë konform ligjit nr.9887, përcaktuar nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të dhënave personale”.