PDA

View Full Version : Sales and Marketing



ALBTOURS D VAS TOUR OPERATORE
09.04.2016, 15:15
ALBTOURS D- VAS TOUR OPERATOR nje nga kompanite lider ne fushen e turizmit ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni, ju ofron mundesine te beheni pjese e ketij grupi. Aktualisht kompania kerkon te punesoje dy specialiste Departamentin e Marketingut, “Sales and Marketing specialist”.

Qellimi i ketij pozicioni eshte te menaxhoje marredheniet me klientet potenciale, klientet e rinj apo ata ekzistues si dhe te permbushe objektivat e kompanise per tregje te caktuara.
Detyra te tjera perfshijne: garantimin e rritjes se shitjeve dhe numrit te anetareve nepermjet planifikimit, zhvillimit dhe menaxhimit te shitjeve.
Kandidati duhet te jete i fokusuar ndaj shitjeve dhe i orientuar drejt klientit.

Kerkesat për vendin e punës:

• Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet e larta në një nga deget e fakultetit të Ekonomisë.
• Të jetë njohës shumë I mirë I gjuhës I Angleze. Njohja e gjuhëve të tjera sidomos ato te Ballkanit përbën avantazh.
• Te kete njohuri mbi tregun e turizmit dhe menyren e funksionimit.
• Te kete eksperience pune mbi 3 vjet
• Te jete i orientuar ndaj shitjeve dhe me aftesi te mira negocimi.
• Te kete aftesi te shkelqyera komunikimiPersonat duhet te jene te gatshem te levizin jashte zyres, neper rrethe por edhe ne zonen e Ballkanit.

Preferohen kandidatë mbi 30 vjeç.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV dhe letër interesi në adresën: info@vas.al, info@albtoursd.al deri në datën 10 prill 2016.

Shperblimi do te jete ne perputhje jo vetem me standartet e larta te kompanise por edhe ne eksperiencen dhe edukimin e secilit.

CV do te trajtohen ne konfidencialitet te plote dhe vetem personat e perzgjedhur do te ftohen per interviste.
Per informacione te metejshme vizitoni faqet tona: www.albtoursd.com (http://www.albtoursd.com) , www.vas.al (http://www.vas.al)

albtours d: Rr.Ibrahim Rrugova, Nd.28, H8.
Perballe Sky Tower.
Tirane