PDA

View Full Version : “Kontrolli Tatimor & Të Drejtat e Tatimpaguesit” në datat: 23-24-25 Shtator 2015



Dhoma e Tregtise Tirane - Qendra e Trajnimeve
23.09.2015, 11:17
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizon trajnimin “Kontrolli Tatimor & Të Drejtat e Tatimpaguesit” në datat: 23-24-25 Shtator 2015, ora: 16:30 – 19:30
Ky trajnim organizohet në kuadër të aksionit të qeverisë në përmbushje të kërkesave të legjislacionit tatimor. Trajnimi është i vlefshëm për të gjithë llogaritarët dhe kontabilistët e firmave ose bizneseve që ushtrojnë aktivitet në fushën e tregtisë, shërbimeve ndërtimit etj.
Një rëndësi të veçantë gjatë trajnimit do të marrë TVSH dhe fatura tatimore me TVSH (përfshir lëshimin e kuponit tatimor). Në rast se jeni të interesuar DHTIT do tju sigurojë edhe nje material për shkaqet e evazionit tatimor.

Ky fakt duhet t’i inkurajojë ekonomistët e bizneseve të sigurohen që si kontrollet nga jashtë ashtu dhe kontrollet nga brenda të kenë saktësi të madhe të kontabilitetit tatimor, si dhe të kenë kontabilitetin e duhur për të gjithë të ardhurat dhe shpenzimet.

Ky trajnim do t’ju vijë në ndihmë pjesëmarrësve për të marrë njohuri se si të menaxhojnë riskun tatimor në biznes, të njohin të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesve, mënyrën se si mund dhe duhet ta mbrojnë veten si edhe çfarë duhet të dijë tatimpaguesi para kontrollit tatimor (veçanërisht për TVSH-në).


Lektor për këtë Trajnim do të jetë Z. Kasem Seferi.
- Këshilltar Ekonomik i Presidentit të Republikës ne vitet 2007 - 2012.
Z. Seferi ka mbajtur postin si Këshilltar teknik i Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve në vitet 2003 – 2005, Përgjegjës i Sektorit të Asistencës për tatimpaguesin dhe trajnimin 1998 – 2003 dhe Kryetar i Degës së Kontrollit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve 1996 – 1998. Me eksperiencë të gjerë në fushën e Tatimeve Z. Seferi është autor i mbi 8 librave me karakter ekonomik dhe mbi 400 shkrime analiza mbi Administrimin Tatimor. Gjithashtu, Z. Seferi është drejtues i më shumë se 60 trajnimeve në nivel kombëtar dhe njohës shumë i mirë i metodës së trajnimit produktiv.

Në fund të Trajnimit të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me Çertifikatë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Ju lutem gjeni bashkëngjitur Formularin e Aplikimit dhe Programin me gjithë informacionin e nevojshëm. Afati i fundit i aplikimit është data 22 Shtator 2015.
Ky trajnim kushton 70 euro, ku janë të përfshira të gjitha materialet e trajnimit si edhe çertifikata.
Trajnimi do tëzhvillohet në Sallën e Konferencave të DHTIT. Adresa: Rruga e Kavajës, Nr. 6 Tiranë.
Për çdo pyetje apo informacion të detajuar rreth trajnimit mos hezitoni të kontaktoni në numrat e mëposhtëm.
Ju falenderojmë për kohën që na kushtoni!
Me respekt,

Ms. Ornela Sulce
Trainings Coordinator
Tirana Chamber of Commerce and Industry
Department of Projects and Trainings
Kavaja Street, No. 6 Tirana/Albania
Tel: 045 800 934
Mob: +355 695542443
e-mail: ornela_sulce@cci.al
website: www.cci.al