PDA

View Full Version : Tirane, Drejtor i Departamentit te Riskut te Kredise se Biznesit



Union Bank
21.08.2015, 21:53
Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 29 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.
Sot Union Bank ka rreth 320 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen ne pune qe kemi dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.
Menaxhimi ka identifikuar nevojen per Drejtor te Departamentit te Riskut te Kredise se Biznesit, ne Drejtorine e Pergjithshme ne Tirane, ndaj ftohen aplikime nga kandidate te pershtatshem per kete pozicion kerkues.
Drejtor i Departamentit
te Riskut te Kredise se Biznesit

Qellimi i pergjithshem i punes: Drejtori i Departamentit te Riskut te Kredise se Biznesit, i raporton Drejtorit te Divizionit te Kredise dhe duhet te siguroje qe kredite per biznese te shitura nga strukturat e ngarkuara te bankes jane me risk kreditor te njohur dhe te pranueshem nga banka, dhe ne pergjithesi ndjek metodologjine, ecurine dhe problemet ne fushen e riskut te kredive per bizneset.

Pergjegjesite kryesore perfshijne:

1. Drejton punen ne departament per monitorimin e procesit te kredidhenies ne rrjetin e degeve. Jep udhezimet respektive ne lidhje me kete proces. Drejton procesin e perpunimit/rekomandimit te kredive dhe parashtrimit ne komitetet e kredive respektive. Jep vleresimin individual ne lidhje me propozimet e specialisteve te riskut.
2. I raporton periodikisht Drejtorit te Divizionit te Kredise dhe Komitetit te Kredise ne lidhje me procesin e kredidhenies ne rrjetin e degeve, duke bere dhe propozimet perkatese per ndryshime ne aspekt te kritereve te riskut per produktet/limitet respektive.
3. Sipas niveleve te paracaktuara, ushtron detyren e kryetarit ose anetarit ne komitete kreditore te ndryshme ne nivel te bankes.
4. Menaxhon procesin e rishikimit te produkteve te kredise per biznese ne termat e riskut te kredise, rishikimin e formave, materialeve ne perdorim / procedurave/rregulloreve te riskut. Jep udhezimet respektive ne lidhje me kete proces.
5. Bashkepunon me Departamentin e Shitjeve per Biznese ne rishikimin e produkteve te kredise per bizneset, duke u fokusuar ne trajtimin e elementeve te vleresimit te rrezikut te kredise
6. Optimizon të ardhurat nga kredidhenia, duke synuar ne nje kredidhenie mbeshtetur ne rregulloren dhe politiken e përgjithshme të kredise dhe Bankës.
7. Siguron permbushjen e detyrave/ objektivave te Departamentit per Riskun e Kredise per Bizneset ne terma sasiore dhe cilesore dhe ne kohen e duhur.
8. Ndjek zhvillimin e produkteve te kredise, ndryshimet e tregut dhe propozon ndryshime ose permiresime ne produkt ne drejtimi te rritjes se cilesise se kredidhenies dhe arritjes se objektivave.
9. Asiston stafin e degeve/agjensive te Bankes te perfshira ne kredidhenie per nje kuptim te qarte te produkteve dhe procedurave te kredise dhe zbatimin korrekt dhe cilesor te tyre.
10. Kryen detyra te tjera te lidhura me fushen qe mbulon, qe mund t’i ngarkohen nga Drejtimi Ekzekutiv.
11. Asiston stafin e departamentit në zhvillimin profesional, si dhe vlereson performancen e tyre ne kuadrin e procedurave te brendshme.

________________________________________



Kualifikimet/Eksperienca e kerkuar:
• Diplome e Fakultetit Ekonomik.
• Eksperience pune minimalisht 5 vjet ne kredidhenie.
• Eksperience te meparshme ne pozicion drejtues ne sektorin e kredidhenies, ne sistemin bankar.
Aftesi te tjera:
• Njohuri te thella te procesit kreditor dhe vleresimit te kredidhenies per biznesin.
• Njohuri te ligjit te zbatueshem lokal, legjislacionit bankar.
• Aftesi te mira komunikimi, prezantimi dhe bashkepunimi.
• Te kete aftesi te mira organizative, menaxhuese, koordinuese dhe te punes ne ekip.
• Aftesi drejtuese dhe motivuese per stafin.
• Te jete i pergjegjshem, korrekt dhe me iniciative.
• Njohuri shume te mira te gjuhes Angleze.
• Perdorim shume te mire te programeve te paketes Office, Excel, Word etj.
Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 10 Shtator 2015.
- Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
- CV

ne anglisht, ne njeren nga adresat e meposhtme:

Union Bank
Fax: +355 4 2272 880
E-mail: hr@unionbank.al
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit
Tirane

Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.