Log in

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Account Manager



ERCA
22.08.2015, 11:19
Eagle Resources Consulting eshte nje agjenci nderkombetare rekrutimi me zyrat qendrore ne Dubai dhe degen e saj në Tirane. Ne ofrojmë sherbim rekrutimi dhe keshillimi, dhe mbi të gjitha profesional per kompanite ne Shqiperi,vendet e GCC/UAE, Kanada, Europe, Australi, Zelande e Re.

Kerkojme të punesojme për klientin tone, biznes i madh ne Tirane, ne pozicionin: Account Manager (preferohet te jete femer).

Pergjegjesite kryesore:

1. Studimi i nevojave te tregut, identifikimi dhe gjetja e klienteve te rinj
2. Prezantimi dhe njohja e klienteve me produktet e firmes
3. Kryerja e negociatave me klientin, percaktimi i kushteve specifike te kontrates dhe finalizimi i saj
4. Kontaktimi ne menyre te vazhdueshme me klientin per te ndjekur ecurine dhe problematikat
5. Koordinimi me Supervizorin per suportin teknik te pajisjeve
6. Detyra te tjera te ngarkuara nga Drejtuesi i Departamentit

Kriteret qe duhet të permbushin kandidatet:

* Te kene perfunduar arsimin e larte
* Eksperience te meparshme mbi 3 vjecare ne shitje
* Te kene njohuri te mira te gjuhes angleze dhe italiane
* Te jene energjike dhe te komunikueshem
* Te kene aftesi shume te mira negociuese
* Te jene te afte ne perdorimin e programeve kompjuterike (PowerPoint, Excel, Word)


Afati i fundit i aplikimit eshte data 30.08.2015.

Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutemi dergoni CV-ne, duke percaktuar pozicionin per te cilin aplikoni, ne adresen: info@erc-a.com ose ledi.memisha@gmail.com

EAGLE RESOURCES CONSULTING - BASHKOJMË TALENTET ME MUNDËSITE!


Eagle Resources Consulting Albania ERC-A
Rruga. Zef Jubani, Pallati Bjorn,
Ap. 23, Tiranë, Shqipëri
Cel: + 355699306646
Tel: + 35542433349
Web: www.erc-a.com
E-mail: info@erc-a.com