PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher Rajonal i Retail-it



Plus Communication
24.08.2015, 10:35
Pozicioni: Menaxher Rajonal i Retail-it

Punëmarrësi është përgjegjës për:

• Supervizimin e biznesit të PLUS në zonën që mbulon, garantimin e arritjes së objektivave të parapërcaktura cilësore dhe sasiore të shitjes dhe supervizimin e menaxherëve zonalë;
• Ruatjen e një trendi rritës të shitjeve në zonën e tij/saj, nëpërmjet monitorimit të stafit në varësi direkte, gjetjen e partnerëve të rinj të biznesit/distributorëve dhe shtimit të pikave të shitjes;
• Planifikimin e volumeve të shitjes, raportimin mujor mbi rezultatet e arritura dhe çdo zhvillim të rëndësishëm në zonën që mbulon;
• Mbajtjen e marëdhënieve të shkëlqyera me Distributorët dhe partnerët e biznesit, me qëllim lehtësimin e punës së tyre të përditshme me PLUS dhe sigurimin e stokut të mjaftueshëm në të gjithë pikat e shitjes të zonës që mbulon.
• Vendosjen dhe ruajtjen e standarteve të larta të punës në dyqanet franchise/pikat e regjistrimit dhe pikat e shitjeve, vepron si person kyç në procesin e përzgjedhjes së partnerëve të biznesit, hapjen në kohë të dyqaneve të reja apo pikave të shitjes;

Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

• Diplomë universitare në Administrim Biznesi ose Marketing, kandidatët me MBA do të kenë avantazh;
• Të ketë minimum 3 vjet eksperiencë pune në pozicione menaxheriale në fushën e shitjeve, eksperienca në industrinë e telekomunikacionit përbën avantazh;
• Aftësi për të krijuar rrjetin e tij/saj, aftësi shumë të mira planifikuese, organizative dhe raportuese;
• Aftësi për të punuar nën presion dhe për të arritur objektivat e vendosur;
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi, negociimi dhe teknikash shitjesh, etikë të lartë pune, qëndrim pozitiv dhe sjellje e paraqitje profesionale;
• Gadishmëri për të punuar jashtë orarit të punës dhe për të udhëtuar shpesh brenda vendit;

Aplikoni për të qenë pjesë e skuadrës PLUS. Ju mund të dërgoni aplikimin tuaj online, ose mund të dërgoni një cv të përditësuar dhe një letër interesi në adresën e e-mail-it hr@plus.al.
Ju lutemi vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.

PLUS Communication garanton të gjithë aplikantët që informacioni i dërguar do të trajtohet në mënyrë konfidenciale.

Data e fundit për aplikime është 28 Gusht 2015