PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher i Biznesit dhe Shpërndarjes



Plus Communication
24.08.2015, 10:35
Pozicioni: Menaxher i Biznesit dhe Shpërndarjes

Punëmarrësi është përgjegjës për:

• Performancën dhe arritjen e objektivave cilësore dhe sasiore të gjithë rrjetit të shitjes dhe të shpërndarjes;
• Ruajtjen e një trendy rritës të shitjeve të rrjetit të Retail-it dhe menaxhimin e dyqaneve të kompanisë dhe atyre franchise;
• Menaxhimin e marrëdhënieve me distributorët dhe partnerët e biznesit, gjetjen e distributorëve dhe partnerëve të rinj dhe shtimin e pikave të shitjes; Propozimin e skemës së komisioneve të shpërndarjes për distributorë/partnerë biznesi të caktuar dhe/ose për të gjithë rrjetin e shitjeve Retail;
• Sigurimin e prezencës maksimale të produktit në treg dhe garantimin e një force shitëse të trajnuar;
• Punon ngushtësisht me Drejtorin e Shitjeve Direkte, Marketingun e Pikave të shitjes dhe departamente të tjera mbështetëse për të bërë të mundur një proces normal shitjeje nga ana e dyqaneve franchise dhe pikave të tjera të autorizuara të shitjeve;


Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

• Diplomë universitare në Administrim Biznesi ose Marketing, kandidatët me MBA do të kenë avantazh;
• Të ketë 5-7 vjet eksperience në menaxhimin e shitjeve në industrinë e telekomunikacionit ose në sistemin bankar;
• Të ketë një rrjet të zgjeruar dhe marrëdhënie biznesi brenda industrisë;
• Njohje shumë të mirë të dinamikave të tregut, klientëve dhe kërkesave të tyre;
• Aftësi të provuara drejtimi dhe aftësi për të drejtuar skuadra shitjesh;
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi, negociimi dhe menaxhimi, etikë të lartë pune, qëndrim pozitiv dhe sjellje profesionale;

Aplikoni për të qenë pjesë e skuadrës PLUS. Ju mund të dërgoni aplikimin tuaj online, ose mund të dërgoni një cv të përditësuar dhe një letër interesi në adresën e e-mail-it hr@plus.al.
Ju lutemi vini re, që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.

PLUS Communication garanton të gjithë aplikantët, që informacioni i dërguar do të trajtohet në mënyrë konfidenciale.

Data e fundit për aplikime është 28 Gusht 2015.