PDA

View Full Version : Oman, ofroj vend pune Audit i Brendshem, Paga 2000 USD Net



Albanian HR Solutions
22.09.2015, 19:51
Kompania Albanian HR Solutions; Departamenti i Punësimit me Jashtë ju ofron mundësi shumë të mira punësimi në Hotele dhe Resorte me 5 * në Lindjen e Mesme (Dubai; Abu Dhabi; Qatar; Oman etj).

Jemi duke kërkuar kandidatë për klientin tonë në në nje Hotel me standart te larte ne Oman

Ne jemi duke kërkuar kandidatë për pozicionin e "Audit i Brendshëm"

Qellimi i Pozicionit: Auditi i Brendshëm do të kryejnë kërkime dhe hetime proceduriale, analiza, dhe vlerësime në lidhje me funksionin e auditimit të brendshëm.

Detyrat/Pergjegjësitë:

• Analizon dhe mbështet në analizën gjatë auditimit të një departamenti apo njësie të shoqërisë.
• Kontrollon dhe vlerëson veprimtaritë e njësive të shoqërise si dhe punën individuale të punonjësve të shoqërise për të përcaktuar përputhshmërinë me rregulloret, standartet, procedurat dhe politikat e shoqërisë.
• Zhvillon dhe menaxhon sistemin e informatizuar të regjistrimit dhe raportimit te auditit të brendshëm.
• Kryen kontrolle dhe verifikime të procedurave të ndjekura gjatë proceseve të punës në cdo njësi të shoqërisë si dhe përpilon raportet përkatëse.
• Bashkërendon dhe menaxhon angazhimin e njësive apo punonjësve përkatës në procesin e kryerjes së auditimit të brendshëm.
• Mbledh, analizon dhe vlerëson të dhënat e siguruara gjatë procesit të auditimit dhe përpilon raporte informative për drejtuesit e shoqërisë.
• Ndjek dhe kontrollon zbatimin e vendimeve të auditimit të miratuara nga Drejtori

Kualifikime/ Kërkesa:

• Diplomë Universiteti në një nga degët e Fakultetit Ekonomik.
• Eksperiencë 3-5 vjecare në fushën e Financës dhe Auditimit.
• Njohje të mirë të Gjuhës Angleze.
• Aftësi të mira kompjuterike, njohja e Programeve të paketës Office

OFROHET:
Kushte e punësimit: Kontrat 2 vjeçare sipas kushteve dhe rregullave ligjore të vendit
Paga mujore: 2000 USD (Net)
Akomodimi:
Kujdesi Shëndetsor: Mbulohet nga punëdhënësi
Pushimet vjetore: 21 ditë pushime vjetore
Bileta e udhetimit (Vajtje-ardhje)
Përfitime te tjera: - Transport falas nga vendqëndrimi për në Hotel
-Vaktet të mundësuara nga restoranti I Hotelit

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara dt. 10.09.2015 në adresën elektronike: admin@ahrs.al

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!