PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Koordinator Marketingu



Neptun shpk
12.08.2015, 16:30
Titulli I pozicionit: Koordinator Marketingu


Permbledhja e pozicionit:

Koordinatori i Marketingut eshte pergjegjese per konceptimin e fushatave, promocioneve, programeve te ndryshme, ne perputhje me politiken e kompanise.

Funksionet thelbesore te punes:
· Pergatit, ndjek, dhe lançon aktivitetet mujore/lokale mbi linjen.
· Pergatit, perditeson dhe ndjek kalendarin e broshurave si dhe koordinon pergatitjen e broshures me palet e treta;
· Ndjek procesin e dizenjimit dhe te printimit si dhe drejton dhe monitoron shperndarjen ne Tirane dhe qytete te tjera.
· Ndjek procesin e dizenjimit, printimit/prodhimit per materialet e e nevojshme te marketingut per promocionet e perhereshme/speciale ne dyqane.
· Pergjegjes per porositjen e te gjithe materialeve promocionale qe kerkohen neper dyqane: etiketa plexiglase, ekspozitore, stenda etj.
· Informon dyqanet per ofertat e ndryshme instore, si per aplikimin e tyre ashtu dhe per permbajtjen, vlefshmerine & specifikat e ndryshme qe ato permbajne.
· Bashkepunon me departamentet e shitjes me pakice (Retail) dhe shumice (Wholesale), e blerjeve & e logjistikes per planifikimin dhe implementimin e ofertave, fushatave, planeve dhe strategjive te shitjes me pakice.
· Merr te dhenat e shitjeve nga Manaxheret e Produktit dhe I analizon ato per te gjykuar efektet dhe ndikimin e promocioneve te ndryshme ne pikat e shitjes.
· Pergatit raporte pas cdo vizite neper dyqane te cilat permbajne informacion dhe problematikat e shfaqura ne secilin dyqan te cilat dergohen tek Menaxheri i Marketingut.
· Sjell praktikat me te mira te kompanive te ngjashme dhe eshte gjithmone I azhornuar me metodikat e reklamimit te produkteve.

Aftesite e Kerkuara:
· Minimumi 2 vjet eksperience pune ne Marketing;
· Arsim i i larte;
· Aftesi te shkelqyera komunikuese verbale dhe ne te shkruar si ne shqip edhe ne anglisht;
· Aftesi te shkelqyera per te punuar ne grup;
· Njohuri shume te mira te paketes Microsoft Office;
· Aftesi te shkelqyera organizative dhe koordinuese;
· Aftesi te mira per te menaxhuar prioritete te shumta;
· Aftesi te mira per te shperndare dhe per te menaxhuar situata te paqendrueshme dhe nen presion;
· Fleksibel per te udhetuar;

Procedura e Aplikimit:

Kandidatet e kualifikuar duhet te aplikojne me email ne adresen hr@neptun.al, ose me telefon ne nr +355 42 380 039 ose personalisht ne adresen: Qendra Tregtare Univers, i Autostrada Tirane-Durres, Km 6, Tirane, Shqiperi.