PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Arkitekt



Aplikime
09.02.2017, 21:24
Nje nga studiot e arkitektures me prestigjioze ne Shqiperi, e fokusuar ne planifikimin urban, dizajn krijues dhe zgjidhjeve inxhinerike me bashkekohore, kerkon te punesoje nje Arkitekt per te performuar ne te gjitha fazat e zhvillimit te punes perfshire planifikimin, projektimin dhe supervizimin e punimeve.

Motoja e studios tone eshte te krijojme vlere maksimale per klientet tane, cilesi dhe experience te klasit te pare. Ne jemi nje skuader e forte arkitektesh te rinj, dinamik dhe entuziaste per te krijuar. Studio jone insiston te krijoje nje diferencim te gjuhes arkitektonike, duke u perpjekur te krijoje "landmarks". Ne zoterojme nje portofol te larmishem projektesh. Duke ju bashkuar studios tone, do te kontriboni per te mbajtur personalitetin qe ka krijuar studio jone ne treg dhe do te rriteni profesionalisht.

Pergjegjesite kryesore te punes:

Projektimi i objekteve te ndryshme rezidenciale, social-kulturore, administrative, etj. dhe detajimi i tyre ne aplikacionet kompjuterike.
Te punosh ngushte me udheheqesin e grupit, skuadren e projektimit si dhe me inxhinieret e disiplinave te ndryshme;
Te kuptosh dhe te perkthesh ne rezultat detyrat e projektit, te hartosh raporte, te prezantosh propozime, te bashkepunosh ne aplikime te ndryshme per konkurse projektimi dhe procedura prokurimi;
Te marresh pjese dhe te konsultohesh me profesioniste te ndertimit rreth zgjidhjeve praktike te projekteve;
Te japesh input per llogaritjen e kostove dhe preventivave;
Te jesh i perditesuar me legjislacionin e planifikimit te territorit;
Te negociosh dhe te kordinosh punen me kontraktore dhe profesioniste te tjere te nevojshem gjate hartimit apo zbatimit te projektit;
Te besh vizita ne objekte dhe te kontrollosh progresin dhe cilesine e punes;
Te ndjekesh rregullisht mbledhjet ne zyre si dhe jashte zyres ne takimet me kontraktoret, klientet apo profesioniste te tjere;
Te trajnosh arkitektet e rinj gjate punes si dhe te punosh per zhvillimin tend professional si ne teori ashtu dhe ne praktike e teknologji te arkitektures.


Kerkesat per kualifikim:

Te kesh mbaruar studimet e larta per Arkitekture ose Planifikim urban;
Minimum 3 vjet experience si arkitekt dhe te kesh punuar ne projekte bashkepunimi me studio te huaja apo projekte te financuara nga donatore te huaj;
Te kesh aftesi te padiskutueshme per vizatimet dhe te punosh ne 3D; Perdorimi i programit REVIT eshte nje vlere e shtuar per cdo aplikues;
Aftesi per t’u pershtatur me nje kulture gjithperfshirese ku iniciativa dhe idete e reja vleresohen shume;
Aftesi per te perballuar presionin dhe oret e gjata kur jane te nevojshme dhe te jesh ne gjendje te punosh ne nje ambjent shume dinamik, te jesh konfident dhe te pranosh kriticizem ne pune;
Etike profesionale e padiskutueshme dhe transparente maksimale
Aftesi te shkelqyera komunikimi;
Te kesh logjike te mprehte, aftesi analitike dhe krijuese;
Kompetence profesionale ne te shkruar dhe te folur te gjuhes angleze dhe italiane;
Te kesh aftesi shume te mira komputerike ne perdorimin e programeve: Acad 2D & 3D, Adobe Photoshop, Adobe Ilustrator, Adobe InDesign, Microsoft Office. Perdorimi i programit REVIT eshte nje vlere e shtuar per cdo aplikues;


Je i interesuar?

Paketa e kompensimit me nje punedhenes si studio jone eshte teper konkuruese.
Nese je gati t’i bashkohesh skuadres tone, ne do te deshironim te mesonim me shume rreth teje.

Te interesuarit mund te dergojne CV-ne e tyre me e-mail, ne adresen: aplikime@gmail.com

Ju lutemi, sejcili aplikant te bashkengjise me CV-ne, nje portfolio (nese ka) si edhe nje shpjegim te shkurter (jo me shume se 5 fjali) per interesat vetjake dhe pse mendon qe aftesite dhe eksperienca e tij/saj jane ne linje me rolin dhe pozicionin qe ne kerkojme.

Ju mirepresim!