PDA

View Full Version : Shkoder, ofroj vend pune Asst. Specialist Shitje, Dep. Shitjeve Individuale/Shkodër



BANKA KOMBETARE TREGTARE (BKT)
06.08.2015, 09:39
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

Ø Të përpilojë një listë për përqasjen e një grupi potencial klientësh, të cilët do të kontaktohen nga vetë ai/ ajo dhe të raportojë rezultatet çdo muaj pranë Menaxherit të Departamentit.
Ø Të jetë i aftë të zhvillojë takime biznesi me klientët potencial duke iu refeuar planit të aprovuar për të realizuar objektivat periodike të përcaktuara dhe të raportojë çdo ditë për takimet e realizuara.
Ø Duhet të ketë njohuri mbi produktet dhe shërbimet bankare, proçedurat, avantazhet e BKT-së dhe informacion mbi tregun.
Ø Duhet të mbajë shënime të vlefshme mbi takimet dhe mbarëvajtjen e tyre.
Ø Duhet të raportojë në kohë të gjithë informacionin e nevojshëm pranë degëve mbi shitjet e realizuara.
Ø Të ndjekë aplikimet pezull në degë dhë vijueshmërine e takimeve me klientet.
Ø Të japë informacion të përditësuar mbi implementimin e aktiviteteve të shitjes pranë Menaxherit te Departamentit te Shitjeve.
Ø Të pregatisë oferta marketingu për prezantime në takime biznesi.
Ø Të kuptojë avantazhet e bankës në treg dhe të dijë të transmetojë informacionin tek klientët.
Ø Të monitorojë arritjen e targetimit individual në bazë mujore dhe të raportojë pranë Menaxherit të Departamentit të Shitjeve.
Ø Të monitorojë në mënyrë sistematike zhvillimin e konkurencës në treg dhe të pregatisë raporte për të informuar Menaxherin e Departamentit te Shitjeve.

AFTËSITË
Ø Duhet të ketë prirje për shitje, nivel të lartë energjie dhe i aftë të gjenerojë biznes në favor të bankës.
Ø Eksperiencë në sektorin e shitjeve përbën avantazh.
Ø Duhet të ketë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuse.
Ø Diplomë Universitare, preferohen shkencat shoqërore; marketing ose biznes.
Ø Njohuri të mira në gjuhen Angleze të folur e të shkruar.
Ø Njohuri të mira kompjuterike.
Ø Duhet të jetë i gatshëm të udhëtojë në qytete të ndryshme të Shqipërisë
Ø I aftë të punojë ne grup dhe në mënyrë individuale.
Ø Duhet të jetë vetë organizues dhe të shfrytëzojë kohën në mënyre efektive.

Cel. : https://cv.bkt.com.al