PDA

View Full Version : Shqiperi, ofroj vend pune Specialistë Kredie/ Agjentë Kredie



Kompania FINAL
06.08.2015, 10:33
FINAL sh.a kerkon kandidate per Specialiste/Agjentë Kredie ne Tiranë dhe Sarandë

FINAL sh.a është institucion financiar i licensuar nga Banka e Shqipërisë që financon nevojat dhe dëshirat e individëve dhe familjeve për produkte elektroshtëpiake, informatike, mobilje, celularë etj. Partnerët tanë kryesorë janë rrjeti I dyqaneve NEPTUN, GOTECH, RO-AL, EMIGRES dhe rreth 300 dyqane retail në 11 qytetet kryesore të vendit.

Emërtimi i punës
Specialistë/Agjentë Kredie


Kriteret per kete pozicion

· Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup
· Të ketë aftësi shumë të mira negociuese, shitje si dhe të jetë njeri proaktiv
· Te jetë i orientuar ndaj klientit
· Te jetë i gatshëm të punoje nën presion dhe me orare të zgjatura.
· Te marre përgjegjesi mbi vete.
· Të jetë I aftë te punoje shumë mirë në kompjuter

FINAL mundëson trajnime për kandidatët që përzgjidhen dhe garanton sistem shpërblimi, motivimi e karriere bazuar në drejtësi, performance, përgjegjshmëri dhe transparencë.

PROCEDURA E APLIKIMIT:

Kandidatët e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre me e-mail (CV bashkë me fotigrafi) në adresën tonë elektronike hr@nfin.al.Ju lutem specifikoni qytetin per te cilin po aplikoni.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

FINAL SH.A
INSTITUCION FINANCIAR

Rr."Papa Gjon Pali II"
Pallati 11/1,shk.1, ap 16,kati V ,Tirane