PDA

View Full Version : Shkoder, tender Ndertim Depo Uji



HR Islamic Relief Worldwide
04.08.2015, 15:11
Fondacioni “Islamic Relief Worldwide” e ka zanafillën në Shqipëri ne vitin 1991. Islamic Relief- Albania office është rregjistruar si një organizatë ndërkombëtare në Shqipëri me vendim gjykate nr. 44 me 14 Korrik 1994. Aktualisht Fondacioni operon në rrethet Shkodër e Tiranë dhe ne qytetin e Pogradecit dhe atë të Lushnjes me projekte te ndryshme zhvillimore në sektorët e edukimit, infrastrukturës, rritjes së kapaciteteve, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut, shëndetësisë dhe në projekte sezonale si Kurbani dhe Ramazani.


Ftesë për Ofertë
Tirana më 04.08.2015

Fondacioni Islamic Relief- Albania Office ka hapur ftesën për ofertë me objekt:

Marrje nenkontraktor per ndertimin e 2 depo uji te pishem, ne Komunen Dajç, Shkoder. Rezervuari kerkohet te ndertohet me te gjitha standartet e njohura nga legjislacioni i shtetit Shqiptar:

Permasat do te jene: 40 metra kub dhe 70 metra kub. Terreni eshte kodere.


Shenim: Vlera e projektit do t'ju komunikohet bizneseve/personave te interesuar ne momentin e dorezimit te ofertes.

Oferta juaj duhet të jetë në një zarf të mbyllur dhe të vulosur dhe duhet dërguar në adresën:

Adresa: Laprake, rruga e Durrësit, Blloku Gintash, pall E, kati i II, ap 8, Tirana ose mund ta dergoni ne posten elektronike: info@islamicrelief.al

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është më datën 18.08.2015.

Për çdo pyetje ju lutem mos hezitoni t’i adresoni në: info@islamicrelief.al ose te kontaktoni ne:

Tel. : +355 42413190,

Cel. : +355 676007676