PDA

View Full Version : Tirane, ofroj 3 vend pune Shitës/e banaku



SPAR
10.12.2016, 11:26
NJOFTIM PUNE
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Spar Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “Spar”.

Pozicioni: 3 Shitës/e
Departmenti: Departamenti Operacional
Vendodhja: Tirane
Përmbledhja e Pozicionit: Qëllimi kryesor i këtij pozicioni është ofrimi i shërbimit me efikasitet dhe efiçense ndaj klientëve duke mirëmbajtur hapësirën që ka në përgjegjësi;
Puna e përditshme e këtij pozicioni konsiston në sistemimin e produkteve në banak dhe shitjen e tyre në të gjithë hapësirën promocionale që i përket departamentit.

Detyra dhe Përgjegjësi:


Njohja shumë e mirë e produkteve dhe e funksionit të tyre, magazinës së sektorit të tij/saj dhe e gjithë dyqanit në tërësi;
Mbajtja pastër dhe e rregullt e banakëve dhe magazinës;
Kontrolli i produkteve para se të ekspozohen duke u siguruar se etiketat, barkodet, çmimet, etj. janë brenda standardeve të shitjes;
Mbajtja e datave të skadencës të sektorit përkatës;
Prezantimi i produkteve specifike duke i mirëmbajtur testerat;
Marrja pjesë në inventaret e sektorit;
Zotërimi i njohurive të gjëra për stokun aktual të sektorit përkatës;
Mirësjellja dhe komunikimi i duhur me klientët dhe kolegët, etj.


Kërkesat:


Edukimi: Diplomë e shkollës së mesme
Eksperiencat e punës: Eksperiencë pune të ngjashme, (6muaj deri në një vit).
Kualifikime të tjera:



Të zotërojë aftësi të mira kompjuterike të paketës Microsoft Office;
Njohuri të mira të gjuhës angleze, përbën avantazh.



Aftesi të tjera:



Aftësi në menaxhim;
Aftësi për te punuar në skuadër;
Aftësi për të operuar me të gjitha pajisjet për kryerjen e punës;
Aftësi për të komunikuar me partnerë dhe klientë;
Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në situata të ndryshme pune.

Kushtet e punës: Ofrohet pagë konkuruese.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Albania, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

Afati i dorëzimit: 20/12/2016
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.