PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Head of Non Food Division



SPAR
03.08.2015, 15:28
Almark Sh.p.k. drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit Carrefour. Carrefour-i i parë në Shqipëri u hap në Nëntor të vitit 2011 në qendrën tregtare TEG. Lideri në treg që ende dhe sot është Hypermarketi më i madh në të gjithë Shqipërinë me 7000 m2 hapësirë shitje kërkon:

Menaxher për sektorin Joushqimor, Tekstile dhe Bazar

Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit:
· Të organizojë, menaxhojë dhe kontrollojë aktivitetet e departamenteve sipas politikave dhe procedurave të Hipermarketit;
· Përgjegjës për shërbimin e shkëlqyeshëm të klientëve, ofertat promocionale të shitjeve dhe menaxhimin e punonjësve të departamenteve;
· Punon drejtpërdrejt me Menaxherin e Hipermarketit si dhe me skuadrën e Hipermarketit për të përmbushur detyrat në punë dhe për të arritur rezultate të larta në department.

Përgjegjësitë kryesore:
Asetet
· Asiston në zgjidhjen e problemeve të shërbimit të klientit dhe monitoron propozimet e marra për përmirësimin e shërbimit të klientëve;
· Ndjek procedurat në lidhje me implementimin e produkteve, proceset e shitjeve, pastërtisë dhe higjienës në department;
· Siguron që punonjësit të jenë të informuar dhe të njohin shumë mirë katalogun dhe aktivitetet e tjera promocionale me qëllim që të informojnë klientët në mënyrë korrekte dhe në kohë;
· Siguron trajnimet e punonjësve të departamenteve mbi produktet dhe implementimin e tyre në raft.

Burime Njerëzore
· Monitoron ndjekjen e procedurave të kompanisë për higjienën dhe sigurimin në punë nga punonjësit e departamenteve;
· Planifikon dhe organizon oraret e punës ditore/javore dhe mujore për punonjësit e departamenteve;
· Përgatit planin vjetor të lejeve për punonjësit e departamenteve duke marrë parasysh legjilacionin në fuqi dhe nevojat operacionale të Hipermarketit;
· Monitoron performancën e punonjësve të departamenteve bashkë me Menaxheren e Burimeve Njerëzore, identifikon nevojat e trajnimeve, merr pjesë në vlerësimin e trajnimeve;
· Përgjegjës për zhvillimin e punës së skuadrës duke i drejtuar ata me shembullin personal.

Organizimi i shitjeve
· Përgjegjës për kushtet shumë të mira të produkteve në departament duke punuar drejtpërdrejt me Menaxherin e Pranimit të Mallrave;
· Monitoron ndjekien e procedurave në lidhje me produktin vendas, produktet e markës dhe stokun e produkteve në segmentin e ofertave;
· Siguron rotacionin e duhur të produkteve dhe ndjek principin FIFO (First in, first out);
· Kontrollon porositë e produkteve për departamentin, kontrollon saktësinë e etiketave të çmimeve, barkodeve dhe shenjave të ndryshme.

Financë
· Monitoron dhe analizon shitjet ditore të departamentit;
· Monitoron implementimin e planeve të veprimit për koston e departamentit duke aplikuar ndryshime të nevojshme;
· Monitoron sasinë e produkteve të dëmtuara;
· Përgatit raportet dhe jep informacion të nevevojshë te Menaxheri i Hipermarketit, etj.

Kërkesat
Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare.
Eksperienca e punës: Minimumi 3 vite eksperiencë pune në dyqan shitje me pakicë.
Kualifikime të tjera:
· Të zotërojë aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office;
· Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
· Kualifikime të tjera në lidhje me menaxhimin dhe shitjet me pakicë do të përbënin avantazh.
Aftësi personale dhe organizative:
· Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
· Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
· Aftësi të shkëlqyera të organizimit;
· Aftësi për të drejtuar dhe menaxhuar një skuadër;
· Aftësi e delegimit të detyrave;
· Njohuri të tregut të shitjeve me pakicë.
Paga:
Në varësi të kualifikimeve dhe eksperiencës së punës.
Vlerësimi i performancës:
Nga Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Menaxheri i Hipermarketit bazuar në performancën e punës dhe arritjen e objektivave.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi deri në datën 10-08-2015 në adresën e e-mailit hr@almark.al (hr@almark.al) duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën:
Almark, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Ju njoftojmë se të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë konform ligjit nr.9887, përcaktuar nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të dhënave personale”.