PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Shofer



Aleat
01.07.2016, 12:21
Aleat Shpk, është një kompani shqiptare me sipërmarrje të përbashkët të Morpho dhe Fondit Shqiptaro – Amerikan të Ndërmarrjeve. Për organizatën tonë ne jemi duke kërkuar për SHOFER me kontratë të përcaktuar kohore 3 mujore për periudhën Korrik - Shtator.

KËRKESAT


Diplomë të shkollës së mesme.
Minimumi 5 vjet përvojë në drejtim automjeti.
Njohja e anglishtes është një avantazh.
Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
Aftësia për të drejtuar nje mjet me shumë pasagjerë në mënyrë të sigurtë dhe të përshtatshme.
Fleksibël për të punuar kohë shtesë dhe gjatë fundjavave.
Fleksibël për të udhëtuar në të gjithë Shqipërinë.
Njohuri të gjerë të infrastrukturës gjeografike të Shqipërisë.
Aftësia për të njohur nevojat e mirëmbajtjes së automjetit.
Aftësia për të kryer riparime të vogla të automjetit.


DETYRAT


Drejton dhe mirëmban automjetin e transportit me një fokus në sigurinë e personelit, dokumenteve dhe furnizimeve.
Kryen inspektimin e automjetit para dhe pas udhëtimeve.
Kryen mirëmbajtje të vogla të automjetit kur është e nevojshme.
Kryen furnizimin e automjetit me karburant dhe kujdeset që serbatori të jetë gjithmonë në gjendje optimale para udhëtimeve.
Sigurohet që mirëmbajtja periodike e planifikuar e automjetit është e përfunduar dhe e raportuar.
Dokumenton përdorimin e automjetit.
Përgatit raportet e udhëtimeve.
Përgatit raporte të aksidenteve dhe incidenteve sipas nevojës.
Siguron shërbime tjera që i kërkohen nga drejtues të kompanisë kur nuk janë të angazhuar në shërbimin e transportit.


TE GJITHE TE INTERESUARIT TE DERGOJNE NJE CV TE PLOTE ME DETAJE TE EDUKIMIT DHE EKSPERIENCAVE SI DHE ME FOTO, PRANE burime.njerezore@aleat.com DUKE SPECIFIKUAR POZICIONIN PER TE CILIN APLIKON.
JU BEJME ME DIJE SE VETEM KANDIDATET E PERZGJEDHUR DO TE KONTAKTOHEN PER INTERVISTE.