PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Drejtor/e Finance



ERCA
04.09.2015, 14:16
Eagle Resources Consulting është nje agjenci ndërkombëtare rekrutimi me zyrat qëndrore në Dubai dhe degën e saj në Tiranë. Ne ofrojmë shërbim rekrutimi dhe keshillimi, dhe mbi të gjitha profesional për kompanitë në Shqiperi,vendet e GCC/UAE, Kanada, Europe, Australi, Zelande e Re

Kerkojme të punësojme për klientin tone, nje kompani e madhe me qender ne Tirane, nje Drejtor/e Finance.


Detyrat/ pergjegjesite e pozicionit:

* Organizon punen brenda departamentit te Finances, percakton detyrat e secilit punonjes, kontrollon me rigorozitet performancen e secilit.
* Pergatit bilancet vjetore te shoqerise dhe mban pergjegjesi per marredheniet me autoritetet shteterore dhe njesite e tjera mbikqyrese apo audituese.
* Perpilon, zhvillon dhe perfeksionon procedurat e kontabilizimit dhe raportimit financiar sipas kerkesave te Drejtorit te Pergjithshem, duke mbajtur parasysh parimin e minimizmit te kostove te shoqerise.
* Eshte pergjegjes per mbarevajtjen, organizimin dhe sigurine e arkes, magazines dhe inventareve te shoqerise.

Kerkesat/ kualifikimet qe kandidatet duhet te plotesojne per kete pozicion:

* Te kene diplome universitare ne Fakultetin e Ekonomise, dega Finance-Kontabilitet
* Te kene eksperience pune 10 vjecare ne Finance- Kontabilitet si edhe 5 vjet ne pozicione drejtuese (kryesisht ne shoqeri me shume qendra prodhimi, ose te ngjashme, ne hotele etj).
* Te jene Kontabel i Miratuar dhe kompetent ne mbylljen e bilancit shteteror.
* Te kene aftesi analitike dhe analize kostoje.
* Te kene aftesi shume te mira komunikimi, organizimi dhe te jene bashkepunues ne punen ne grup.
* Te zoterojne gjuhen angleze.

Mosha e preferuar mbi 40 vjec. Pagesa shume e kenaqshme.

Data e fundit e aplikimit: 09.09.2015

Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutemi dergoni CV-ne, duke percaktuar pozicionin per te cilin aplikoni, ne adresen: info@erc-a.com ose ledi.memisha@gmail.com

EAGLE RESOURCES CONSULTING - BASHKOJMË TALENTET ME MUNDËSITE!


Eagle Resources Consulting Albania ERC-A
Rruga. Zef Jubani, Pallati Bjorn,
Ap. 23, Tiranë, Shqipëri
Cel: + 355699306646
Tel: + 35542433349
Web: www.erc-a.com
E-mail: info@erc-a.com