PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Drejtor Finance



SHOQERIA ALBAKONTROLL
25.07.2015, 07:36
Titulli i punes: Drejtor Finance
Raporton tek: Administratori I kompanise
Qellimi I punes
Drejtori i Finances kontribuon në suksesin e përgjithshëm të Kompanise duke menaxhuar në mënyrë efikase të gjitha detyrat financiare te saj dhe te gjitha fondet e buxhetin e kompanise ne nje menyre te tille qe te maksimizoje kthimin e investimit, ndersa minimizon riskun e kompanise. Ai/ajo siguron qe nje strukture kontrolli e pershtatshme ekziston ne kompani qe mbikqyr transfertat dhe investimet e metejshme te saj . Gjithashtu ai/ajo angazhohet ne analizat financiare ne fusha te tilla si parashikimi, buxhetimi, raportimi , angazhohet ne analizat e reduktimit te kostos, dhe mbikqyr performancen operacionale.
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë
Drejtori i Finances kryen një gamë të gjerë detyrash, duke përfshirë:
Kontabilitetin dhe raportimi
· Zhvillon dhe mirëmban pasqyrat financiare të sakta dhe në kohë dhe raportet që janë të përshtatshme për përdoruesit dhe në përputhje me parimet e kontabilitetit.
· Zhvillon, implementon dhe siguron pajtueshmërinë me politikat dhe procedurat e brendshme financiare dhe ato të kontabilitetit te miratuar dhe siguron që të gjitha kërkesat statutore të kompanise janë plotësuar sipas legjislacionit ne fuqi
· Përgatit të gjithë informacionin mbështetës për auditimin vjetor dhe mban lidhjet me auditorët e jashtëm sa here qe eshte e nevojshme.
· Zhvillon, mirëmban dhe mbikqyr sistemet e kontabilitetit për menaxhimin e gjendjes se cash-it, llogaritë e pagueshme, llogaritë e arkëtueshme, kontrollin e kredise etj.
· Dokumenton dhe ruan informacion të plotë dhe të saktë mbështetës për të gjitha transaksionet financiare dhe rikonsilion te gjitha llogaritë bankare dhe mban te gjitha marredheniet me bankat.
· Menaxhimi blerjen e aseteve te kompanise dhe ben te mundur qe ato të jenë regjistruar siç duhet, e amortizuar, dhe nxjerre nga inventari sipas rastit dhe legjislacionit.
· Mbikëqyr menaxhimin e të gjitha qirave, kontratave dhe angazhimet e tjera financiare
· Mbikqyr dhe supervizon te gjithe personat e tjere qe jane nen varesine e tij/saj.
Përgatitja e buxhetit
· Krijon udhëzimet dhe asiston Administratorin dhe menaxherët e Drejtoret e tjere te kompanise për buxhetin dhe përgatit parashikimet dhe buxhetin vjetor
Menaxhimi i riskut
· Pergatit politikat dhe procedurat e administrimit të riskut dhe monitoron për të siguruar se programi dhe rreziqet e kompanise të minimizohen
· Këshillon administratorin e kompanise per te ndermarre investime te reja
· Maksimizon te ardhurat ku është e mundur dhe e përshtatshme
· Negocion me Bankat për linjat e kreditit ose shërbimeve të tjera financiare siç kërkohet dhe është e përshtatshme
Kualifikimet
Edukimi
· Diplomë universitare në Kontabilitet, Finance, ose Administrim biznesi
· Kontabel I miratuar, apo I certifikuar si Ekspert Kontabel do te perbente një aset.
Njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë
· Njohja e parimeve të përgjithshme te kontabilitetit
· Njohja e legjislacionit ne fuqi dhe e kodit te punes
Aftësi në përdorimin e programeve kompjuterike për:

• Sistemet e Kontabilitetit Alfa
• Microsoft Word, Excel
• Bazat e të dhënave
• E-mail
• Internet
Karakteristikat personale
Drejtori i Financave duhet të demonstrojë kompetencat e meposhtme:
· Vepron në mënyrë etike dhe ndikon ne sjelljen e të tjerëve
· Zoteron aftesi te shkelqyera komunikimi.
· Inkurajon punen ne skuader dhe punon e bashkëpunon në mënyrë efektive me të tjerët për përcaktimin e qëllimeve, zgjidhjen e problemeve, dhe marrjen e vendimeve që rrisin efektivitetin e kompanise.
· Duhet te zoteroje Aftesi mjaft te mira Lidershipi dhe vendimmarrese.
· Te dije di te jape prioritete dhe të monitorojë progresin drejt qëllimeve.
Eksperienca
3 deri në 5 vjet eksprience ne pozicione te ngjashme



Tel. : 042240819

Cel. : 0682035077

E-mail: office@albakontroll.al

Data e fundit e aplikimit: 27.07.2015