PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Financiere



alb-pastrim
10.02.2017, 12:39
Kompania Albapstrim shpk është e interesuar të rekrutojë një kandidat potencial për pozicionin: Financiere(F).

Pergjegjesite dhe detyrat

• Te kryej edhe te mbaje ne kontroll kryerjen e sakte te procedurave e hedhjes e te dhenave ne programin kontabel;
• Te siguroj qe dokumentacioni te arkivohet ne menyre korrekte me te gjitha te dhenat e nevojshme per te maksimizuar eficenzen e departamentit te finances ( dosje perkatese te klient/furnitoreve, te ark/bank, te punonjesve dhe listpagesave, te aseteve etj);
• Te azhornohet ne menyre te vazhdueshme me legjislacionin fiskal ne fuqi, edhe ta trasmetoj kete njohuri brenda kompanise;
• Te siguroj nje mbikqyrje te vazhduar edhe te perpikte te likuiditeti (faturime e pagesa); te rakordoj veprimet ark/bank; te kryej analiza/kontrolle te rregullta te faturimeve & pagesave te klienteve duke evidentuar klientet me probleme ne likuidime; te mbaj raportet me klient-furnitor per ceshtjet financiare (tu pergjigjet pyetjeve te klienteve ne lidhje me financen, si edhe te kontaktoj klientet me probleme kur eshte e nevojshme); te raportoj ne menyre te vazhduar klientet me probleme prane bordit drejtues;

Aftesite edhe kompetencat

Me poshte disa nga kriteret e nevojshme:

Diplome universitare ne Finance;
2-3 vite eksperience
Te kete njohuri te mira te programit kontabel Financa5;
Te zoteroje mire paketen Microsoft Office (me perparesi Excel)
Mosha e kerkuar 25-40Vjec.
Te kete njohuri shume te mira te gjuhes Angleze
Te kete aftesi te mira te punes ne grup



Kandidatet e interesuar të dergojne CV me foto në adresën e postës elektronike: info@albpastrim.al

Faleminderit !