PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Mekanik HVAC



GENER2 sh.p.k
20.07.2015, 17:16
SHPALLJE POZICION VAKANT
CILËSI, INTEGRITET, STANDARD


 PERSHKRIM I SHKURTER I KOMPANISË

“Gener2” e ka pozicionuar veten si një kompani prestigjoze në tregun shqiptar në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit. Aktualisht kompania po ndjek dhe zbaton mjaft projekte të rëndësishme në shkallë vendi, ku ne ndërthurim dijen, aftësinë, përvojën dhe përkushtimin tonë për të përfunduar çdo projekt me sukses.

 TITULLI I POZICIONIT TË PUNËS

INXHINIER MEKANIK - SISTEME HVAC

 QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT

Qëllimi i përgjithshëm i këtij pozicioni është: Projektim dhe ndjekje e te gjitha fazave te nje projekti HVAC

 KRITERET KRYESORE QË DUHET TË PËRMBUSHË KANDIDATI

I DOMOSDOSHËM

EDUKIMI / KUALIFIKIMI
1. Diplomuar ne Fakultetin e Inxhinierise Mekanike, profili Energjitike

PREFEROHET
1. Licensim ne projektim dhe/apo zbatim te impianteve mekanike do te beje nje avantazh te konsiderueshem

EKSPERIENCA NË PUNË
1. Eksperience ne llogaritjen e humbjeve termike dhe njohuri te pergjithshme mbi sistemet HVAC
2. Eksperience ne pregatitjen e listave te materjaleve per zbatim, koordinim dhe monitorim i proceseve sipas grafikut te punes
3. Eksperience minimum 2-3 vjecare ne projektimin e impianteve HVAC

GJUHË TË HUAJA
1. Zoterim i gjuhes Angleze per komunikim dhe trajtime ne fushen e HVAC prej kompanise Samsung

PREFEROHET
1. Zoterimi i gjuhes Greke ose Italiane do te perbeje avantazh

NJOHURI KOMPJUTERIKE
1. Zoterim shume i mire i Autocad 2D
2. Zoterim i paketes Office (Word, Excel, PowerPoint)

PREFEROHET
1. Njohuri mbi autocad 3D do te perbeje avantazh
2. Njohja e softwar-eve llogarites te humbjeve termike do te perbeje avantazh

AFTËSI NDËRPERSONALE
1. Komunikim shume i mire me stafin, koleget dhe bashkpunetoret

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Gener-2 merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.