PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Konsulent Projekti



ep & partners consultancy sh.p.k
27.08.2015, 11:35
eppc kërkon një Konsulent Projekti për implementimin e një projekti të rëndësishëm për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më prestigjioze në sektorin e kujdesit shëndetësor.

Përgjegjësitë Kryesore:

• Trajnon me njohuritë e nevojshme kompjuterike stafin e përfshirë;
• Përgatit teste dhe raporte në lidhje me ecurinë e trajnimeve;
• Kontrollon dhe teston implementimin e projektit në vend.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare me background në mjekësi ose informatikë;
• Eksperiencë me pajisjet dhe proceset e kujdesit shëndetësor;
• Eksperiencë e mëparshme me sistemet informatike mjekësore; (përbën avantazh)
• Aftësi të mira shprehëse, trajnuese dhe komunikuese;
• Aftësi të të punuarit në grup dhe të jetë person i përgjegjshëm;
• Njohës i mirë i programeve kompjuterike;
• Të zotërojë shumë mirë gjuhën Angleze;
• Të ketë leje drejtimi automjeti dhe fleksibilitet për të udhëtuar. (e domosdoshme)

Të dhënat:

Pozicioni: Konsulent Projekti;
Vendndodhja: Qendër, Tiranë;
Orari: 40 orë në javë;
Raporton tek: Menaxheri i Projektit;
Udhëtime pune: Po, brenda vendit;
Pagesa: Ndër më të mirat në treg;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 25 Gusht 2015.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.