PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Shitese Dyqani



DIMENSION
29.08.2016, 10:52
NE JEMI DIMENSION. Me një eksperiencë 10 vjeçare të stafit tone ne menaxhimin e BNj, ne zhvillojme dhe konsolidojme standarte të burimeve njerëzore në tregun e punes .
Jeni individë në kërkim të ngritjes të karrierës suaj, apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj. Na kontaktoni për të bërë zgjidhjen e duhur!

Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Tiranë, në fushën e organizimit të eventeve, ne po kërkojmë kandidatë në pozicionin:


SHITËSE DYQANI

FUNKSIONI BAZË DHË QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Kujdeset për mirëmbajtjen e marrëdhënieve me klientët dhe mirëmbajtjen e dyqanit. Përqasje pozitive në rritjen e shitjeve në dyqan.

DETYRAT DHE PËRGJEGJESITË:

• Kujdeset për shërbimin ndaj klienti dhe sigurohet që të informojë klientin për artikujt;
• Prezanton artikujt klientëve duke i këshilluar në blerjet potenciale me qëllim rritjen e shtijeve në dyqan;
• Kujdeset për imazhin e dyqanit dhe siguron mirëmbajtjen e tij në përputhje me politikat e shitjeve.
• Përfaqëson imazhin e kompanisë në komunikim me klientët duke siguruar prezantim profesional dhe etik.
• Mirëmban artikujt në dyqan duke siguruar bërjen e tyre gati në kohë për dorëzim te klienti;
• Kujdeset për inventarin e artikujve në dyqan dhe është pjesë e proceseve të inventarit;
• Mirëmban rregullin dhe pastërtinë në dyqan;
• Detyra të tjera që i caktohen;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:

Edukimi: Me profilin e shkollës së mesme;

Eksperiencë pune: Preferohen kandidatë me 3 vjet përvojë profesionale në shitje;

Aftësi:
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe mirësjellje me klientët;
• Të ketë një paraqitje të rregullt estetike;
• Të jetë e aftë të ndjekë instruksionet;
• Të jetë e aftë të kuptojë dhe interpretojë qartë kërkesat e klientëve;
• Të jetë e aftë të punojë dhe bashkëpunojmë mirë në grup;
• Të jetë e aftë e përpiktë në orare;
• Fleksibël me kohën e punës;
• Aftësi të mira organizuese dhe përcaktimi prioritetesh;
• Njohuri të mira të gjuhës angleze,italiane;
• Njohuri të mira të programevë të paketës Office;


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre, (letër shoqëruese dhe cv) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30 Gusht 2016


JU MIREPRESIM!


DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ ǀPallati Delta shk.1,kati i 4ǀ Tirane ǀ Albania
Office: +35542255506ǀ www.dimensionhr.al (http://www.dimensionhr.al)