PDA

View Full Version : Tiranë, ofroj 3 vende pune "Real Estate Agent"



VIZA Marketing
21.07.2016, 20:11
Sot, më datë 14/07/2015, VIZA Marketing Sh.p.k. shpall 3 vende të lira pune në pozicionin "Real Estate Agent" në departamentin "Real Estate Services".
Pozicioni është i hapur për individë Meshkuj dhe Femra, mbi 18 vjeç.

Përshkrimi i punës:

Agjenti për Pasuritë e Paluajtshme është ndërmjetësues në transaksiontet për pronat e patundshme. Përgjegjësitë e punës konsistojnë në listim të pronave, këshillim, negocjim dhe finalizim të kontratave të qerasë dhe shitjeve/blerjeve. Njëherazi, është përgjegjës për ndërtimin dhe mbajtjen e marrdhënieve me klientët, ashtu si edhe për përditësimin e të dhënave në databazën e kompanisë dhe raportimin te drejtuesit.


Kërkesat ndaj kandidatit:


Të ketë diplomë Bachelor ose të jetë në proçesin e marrjes së saj.
Të zotërojë gjuhët Anglisht dhe Italisht në nivelin Mbi-Mesatar.
Të ketë aftësi të mira komunikimi, negocjimi dhe të jetë profesional në marrdhënien me klientët dhe vetë kolegët.


P.S. Leja e Drejtimit dhe paraqitja profesionale, nuk përbëjnë avantazh, por do t'ua lehtësonin punën kandidatëve të suksesshëm.

Ju lutemi, paraqitni aplikimin tuaj duke derguar Curriculum Vitae në adresën e-mail hr@vizamarketing.al ​deri me 31 Korrik 2015.
Nëse aplikimi juaj do të konsiderohet i suksesshëm, do t'Ju kontaktojmë për të caktuar një intervistë pranë zyrës sonë.



http://vizamarketing.al/wp-content/uploads/2015/07/JustLogo_White_Background-e1436897002661.png

Rr. Brigada VIII, Bllok, Tiranë

www.vizamarketing.al (http://www.vizamarketing.al)