PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist i Mirëmbajtjes së Aplikacioneve



Balfin
10.07.2015, 18:54
Specialisti i Mirëmbajtjes monitoron dhe mirëmban sistemet kompjuterike dhe rrjetin e Balfin Group. Ai instalon dhe konfiguron sistemet kompjuterike, diagnostikon probleme hardware dhe software si dhe zgjidh problemet teknike apo të programeve që raportohen në Sistemin e Manaxhimit të Kërkesave (Helpdesk), si nëpërmjet telefonit apo në vendin e punës.

Pozicioni vakant: Specialist i Mirëmbajtjes së Aplikacioneve


Përgjegjësitë Kryesore:


Instalon dhe konfiguron kompjuterat, programet, sistemet, pajisjet e rrjetit, printerat, skanerat dhe çdo pajisje tjetër.
 Të manaxhojë zgjidhjen e kërkesave të hapura në Helpdesk.
 Përgjigje në kohë ndaj problemeve të raportuara në Helpdesk.
 Hapja e llogarive të reja të përdoruesve dhe manaxhimi i problemeve të llogarive të përdoruesve.
 Suport në implementimin e programeve, sistemeve të reja.
 Të marrë pjesë në projekte IT sipas nevojës.
 Testim dhe vlerësim i teknologjive të reja.
 Zëvendëson pajisje ose pjesë sipas nevojave.


Kualifikimet, Aftësitë, Njohuritë, Eksperienca:


Eksperiencë të mëparshme në Suport IT
 Aftësi të mira analitike dhe në zgjidhjen e problemeve
 Njohuri teknike të përditësuara
 Aftësi komunikuese të shkruara dhe verbale që ju lejojnë të informoni dhe këshilloni qartë të tjerët.
 Përkushtim personal për të përmirësuar njohuritë dhe aftësitë.
 Njohuri të mira të programeve dhe pajisjeve që përdoren në rrjetin tonë.
 Në gjëndje të punoj në grup.
 I komunikueshëm dhe i përgjegjshëm



Proçedura e aplikimit për këtë vend pune:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-të tek zyrat qëndrore të Balfin nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:
1. Me e-mail: hr@balfin.al
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:


Rruga: 'Papa Gjon Pali II', Ndërtesa Nr.12, Kati 11,
Njësia Bashkiake Nr.2, Kodi Postar 1010, Tiranë, Albania


Afati i aplikimit: 24/07//2015

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas rregullave për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Pas selektimit të CV-ve, do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.