PDA

View Full Version : Shqiperi, ofroj vend pune Inxhinier ( Mekanik, Kimist, Elektrik)



Firme Turke
09.07.2015, 17:19
Kompani e re ne tregun Shqiptar me aktivitet ne fushen eperpunimit te hidrokarbureve, shpall keto vende vakande :

1. Inxhinier Elektrik (m)

Detyrat/Pergjegjësitë:

• Ndjek ndërhyrjet teknike për rregullimet, mirëmban në vazhdimesi, dhe ndjek procedurat e sigurisë për pajisjet
• Ndjek të gjitha proceset dhe procedurat e paracaktuara për të arritur një nivel të lartë cilësie për shërbimin e ofruar
• Të punoj në respekt me të gjitha normat e sigurisë së prodhimit
• Të plotësojë dokumentacionin në mënyrë të saktë dhe të plotë
• Të menaxhoj dhe mbikëqyr inventarin e magazinës së pjesëve të servisit

Kualifikime/ Kërkesa:

Edukimi:Diplomë në Inxhinieri Elektrike
Eksperiencë e ngjashme pune
Njohes i gjuhes turke
Eksperiencë në menaxhim stafi
Te jete nen moshen 40 vjec

2.Inxhinier Mekanik(m)

Detyrat/Pergjegjësitë:

• Ruan mirëfunksionimin e te gjitha sistemeve dhe pajisjeve mekanike.
• Menaxhon projektet duke përdorur parimet dhe teknikat inxhinierike.
• Menaxhon dhe ndjek të gjitha fazave të Implementimit të një projekti Mekanik.
• Njeh dhe zbaton rregullat e sistemit teknik të sektorit mekanik.

Kualifikime/ Kërkesa:

Të ketë mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë, dega Inxhinieri Mekanike
Njohes i gjuhes turke
Të ketë eksperience pune .
Të ketë aftësi organizative, planifikuese dhe analizuese.
Te jete nen moshen 40 vjec

3.Inxhinier Kimist(m)

Detyrat/Pergjegjësitë:

• te kryeje analizat dhe matjet ne vend
• te hartoje flete analizat dhe raportet e monitorimit
• ndjekja hap pas hapi e ecurise se porosive te klientit deri ne finalizimin dhe dorezimin e tyre tek klienti;
• Pergatise oferta dhe dokumenta per tendera;
• Bashkëpunon ngushte me drejtuesit e shoqërisë dhe stafin tjetër per te cuar para aktivitetin e shoqërisë;

Kualifikime/ Kërkesa:

Te kete mbaruar studimet e larta ne Inxhinieri kimike ose dege te tjera qe lidhen me to.
Njohes i gjuhes turke
Të ketë eksperience pune
Të ketë aftësi organizative, planifikuese dhe analizuese.
Te jete nen moshen 40 vjec

Jeni te mirepritur te dergoni CV-ne tuaj ne adresen e meposhtme :

dervishiergys@gmail.com

Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur nga dokumentacioni do te njoftohen per interviste.

Faleminderit !