PDA

View Full Version : Okazion Apartament. Prane Condor Center



nikoll.deda
20.01.2017, 18:21
Përshkrim
Shitet shtepi 168 m me vleren 820euro m2 . Cmimi eshte shume i diskuteshem . Presim tel.
Shtepia ndodhet ne nje nder zonat me te mrekullueshme dhe aq te lakmuar ne zonen e 21 dhjetorit prane shkolles 9 vjecare Naim Frasheri , e rrethuar nga biznese te cilat ofrojne te gjitha sherbimet e nevojshme per jetesen.
Eshte me dokumenta te rregullta me certifikate pronesie.

Ndodhet ne katin e dyte te nje pallati 6 katesh ku poshte eshte nje garazhd. I Ndertuar si nje shtese ne vitin 2002 kundrejt te gjitha rregullave.

Perbehet nga dy dhoma gjumi , nje sallon , 1 aneks , 1 banjo , 1 ballkon dhe nje verande .
Pjeset qe e bejne te vecante planimetrine e saj jane :
1-veranda e cila eshte 49 m2 qe mund te perdoret per te shtuar nje dhome apo edhe per t'u relaksuar.
2- banjo e cila eshte 12 m2 ne te cilen mund te vendosen lehtesisht te gjitha objektet e mundshme si vaske e nje madhesie te konsiderueshme , kabine dushi etj,
3- njera prej dhomave te gjumit e cila eshte perdorur si dhome cifti , ka nje siperfaqe te konsiderueshme pasi lidhet drejtperdrejt me ballkonin e vogel i cili eshte 7 m2 Me pas vjen dhoma tjeter e g jumit qe ka siperfaqe normale , salloni dhe aneksi gjithashtu .

Pozicioni i favorshem i shtepise jep mundesine e modifikimit ne rast deshire nga ana e bleresit qe do te thote se mund te ndahet ne dy pjese te pavarura te cilat mund te jepen me qera . Banesa eshte e pershtatshme edhe per biznes si zyra , kopesht femijesh etj.

Lagja ne te cilen ndodhet banesa eshte miqesore, e qete dhe me mundesi parkimi.

Shtepia pervec se shitet edhe mund te nderrohet me shtepi me te vogela ne Tirane

Faleminderit per kohen tuaj .