PDA

View Full Version : Programues software/ software developer - Mundesi praktike (intership), formimi, punesimi



IkubINFO shpk
31.08.2015, 08:58
Qendra e Formimit - Akademia - ikubINFO



Shoqëria ikubINFO do të zhvillojë programin “Akademia ikubINFO 2015”, një program formimi 3-6 mujor për studentët e vitit të tretë të studimeve të ciklit bachelor dhe vitit të parë dhe dytë të ciklit master, në degët Informatikë, Teknologji Informacioni, Inxhinieri Informatike, Informatikë Ekonomike, apo degë të ngjashme. Përmes këtij programi, kompania synon zhvillimin e aftësive programuese të kandidatëve në metodologjitë dhe teknologjitë që përbëjnë state-of-the-art të industrisë botërore të zhvillimit të software, me qëllim të mëtejshëm punësimin e tyre pranë IkubINFO.

Studentët e përzgjedhur do të kenë mundësi që të trajnohen në një mjedis profesional duke përfituar nga ekspertiza e specialistëve më të mirë të shoqërisë ikubINFO, të cilët do të udhëheqin procesin e studimit. Studentët do të kenë mundësi të punojnë në grup për zgjidhjen e detyrave konkrete, zhvillimin e projekteve konkrete dhe çertifikimin në teknologjitë Microsoft dhe JAVA. Oraret e praktikës do të përshtaten sipas kërkesave dhe mundësive të studentëve.

Bazuar në literaturën bashkëkohore, tematikat që do të trajtohen mbi teknologjitë përkatëse Microsoft dhe Java janë si më poshtë:
- Njohuri mbi gjuhën C# dhe platformën .NET
- Njohuri mbi gjuhën Java
- Konceptet themelore në Programimin Object Oriented (OOP)
- Njohuri bazë mbi HTML/CSS/JS
- Njohuri bazë nga Sistemet e Bazave të të Dhenave
- Njohuri mbi ndërtimin e aplikacioneve Web me anë të ASP.NET
- Njohuri mbi ndërtimin e aplikacioneve Web në Java (core servelets and jsp)
- Njohuri bazë mbi teknologjitë e progamimit mobile

Në fazën e fundit të programit, synohet çertifikimi i studentëve, me dhënien e provimeve online për Microsoft .NET dhe Java

Të interesuarit janë të lutur të aplikojnë duke plotësuar pyetësorin deri më 31.08.2015, në adresën:
http://goo.gl/forms/VYdcBXu0tN

*** Disa nga specialistët tanë më të mire sot, kanë qënë studentë të Akademisë ikubINFO ***